• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, Gjonaj: E kënaqur që disa vende na shohin si shembull

by A R
04/10/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara.

Teksa i ka uruar mirëseardhjen të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë ministerial, ajo u shpreh se për të dytin vit radhazi kjo konferencë e nivelit të lartë, është tregues kuptimplotë që dëshmon përgjegjshmërinë dhe aftësinë e qeverive të Ballkanit Perëndimor për të konsoliduar urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

“Kjo konferencë rajonale e nivelit të lartë, e organizuar me iniciativën dhe mirëkuptimin tonë, pa mbikëqyrjen e zakonshme të institucioneve ndërkombëtare, mbart edhe një tjetër vlerë të rëndësishme. Është një sinjal pozitiv, një tregues mjaft kuptimplotë që dëshmon përgjegjshmërinë dhe aftësinë e qeverive tona, të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të konsoliduar urat e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, angazhimin për të bashkëpunuar edhe vetë në nivel rajonal me synimin për të çuar përpara me reformat për forcimin e shtetit të së drejtës edhe në funksion të integrimit evropian”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë vuri theksin edhe te sfidat e rajonit për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Vendet tona ndodhen sot përpara objektivave të rëndësishme për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi vende që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Forcimi i shtetit të së drejtës qëndron në themel të demokracisë evropiane dhe kjo mbetet sfida kyç e vendeve tona, sfidë e rajonit tonë në përpjekjet për tju bashkuar familjes së madhe të bashkësisë europiane”, nënvizoi Gjonaj.

Sa i takon reformës në drejtësi, ministrja solli në fokus interesin që kanë treguar disa nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të ndjekur shembullin e Shqipërisë mbi reformimin e sistemeve të tyre.

“Ndjehem mirë t’ju informoj se reforma në drejtësi në vendin tim ka qenë mbresëlënëse dhe rezultatet e para pozitive justifikojnë plotësisht  sfidat e vështira në rrugëtimin e gjatë, thuajse 5-vjecar të inicimit, hartimit dhe zbatimit të saj. Jam e kënaqur tek shoh që shumë vende të tjera në rajon dhe jashtë tij, shohin tek kjo përvojë modelin për t’u replikuar si një përvojë pozitive”, theksoi Gjonaj në fjalën e saj.

Next Post
“Politika e SHBA në dritën e saj më të mirë”, Rama zbulon bisedën me Klinton në Paris

"Politika e SHBA në dritën e saj më të mirë", Rama zbulon bisedën me Klinton në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In