• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi… duhet të jemi me Amerikën

by Fitim Zekthi
01/07/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Shumica dhe opozita janë haptas në një konflikt të ashpër mbi reformën në drejtësi.

Ndonëse kanë rënë dakord për tërë ngrehinën e institucioneve të reja, për kompetencat që ato do të kenë dhe për mënyrën se si do ndërveprojnë me njëra tjetrën shumica dhe opozita kanë ngecur në një pikë: si do të formohen institucionet që do të verifikojnë karrierën, punën, të ardhurat dhe aftësitë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe do të propozojnë emërimet apo shkarkimet e tyre. Shkurt gjithë debati ka të bëjë me kontrollin e supozuar që do të ketë njëra palë në këto emërime.

Ky është një konflikt i madh dhe duket qartë se opozita nuk do ta pranojë variantin që sipas saj i jep kryeministrit kontroll mbi gjykatat dhe prokurorinë. Në mes të këtij debati gjendet edhe Ambasada Amerikane e cila ka më shumë se një vit që mbështet fuqimisht gjetjen e një marrëveshjeje për një reformë të thellë në drejtësi.

Pas negociatash disa mujore dhe pas dhjetëra takimesh me kryeministrin Rama, kreun e PD-së Basha, deputetë të grupeve parlamentare, komisionin për reformën etj ambasadori Lu ka mbajtur dy qëndrime të forta kohët e fundit. Pas dështimit të takimit Rama-Basha Amabasada Amerikane tha se PD nuk u tregua fleksibël ndërkohë që PS kishte qenë e tillë.

Dy ditë më parë ambasada tha se Basha gjithnjë gjen diçka për të refuzuar. Në rastin e parë PD tha se ajo kishte zgjedhur një formulë të ofruar nga Komisioni Venecias dhe nuk do të pranonte asnjë projekt pa atë formulë e cila sipas saj garanton moskapjen e gjyqësorit nga Rama.

Edhe herën e PD tha thuajse të njëjtën duke shtuar se ishte në kontakt për ato qëndrime me amerikanët. Shumica në qeveri, kryeministri Rama dhe mjaft njerëz të tjerë në shtyp kanë thënë se PD për arsye të sajat po kundërshton amerikanët, është kundër propozimit të amerikanëve, amerikanët janë me PS etj. Shkurt PD është kundër Amerikës, PS është pro.

Ky lloj diskuri e ka shoqëruar gjithnjë Shqipërinë në këto 25 vite pluralizëm. Ky është një diskur tipik për vende të tilla,  ku politikanët nuk kanë asnjë kufi apo skrupull në përpjekjet për të arritur qëllimet e  tyre, ku për gjithçka faji është tek tjetri dhe ku e vërteta është vetëm në një anë.

Në qoftë se PS ose PD do të ishin proamerikane dhe në anën e Amerikës ato do të mbronin vlerat që mbron Amerika, do të ndërtonin një projekt për drejtësinë sipas parimeve më të larta të së drejtës, të ndarjes së pushteteve, të mbrojtjes së lirive njerëzore etj dhe nuk do të hynin në një konflikt të tillë kaq të shëmtuar. Reforma në drejtësi është në thelb një reformë kushtetuese, një reformë e thellë madje, që do të ndryshojë tërë mënyrën se si ndërtohet dhe funksionon pushteti gjyqësor dhe prokuroria.

Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hartonin Kushtetutën që kanë sot (duke shfuqizuar Artikujt e Konfederatës) anëtarët e Konventës ranë dakord që në zemër të projektit të ishte ajo që thuhej në Deklaratën e Pavarësisë se qeveria me tre degët e saj (gjyqësorin, ekzekutivin dhe legjislativin) e merr pushtetin vetëm nga pëlqimi i të qeverisurve.

Pra qeveria nuk ka asnjë pushtet që nuk ia kanë dhënë njerëzit. Projektin e  kushtetutës e shpjeguan për qytetarët autorët e tij, tre personalitete të mëdha Xhejms Madison, Aleksander Hamilton dhe John Jay të cilët shkruajtën në shtypin e kohës 85 letra me pseudonimin Publius në mënyrë që publiku të mos e gjykonte shpjegimin dhe kushtetutën nga emri i  autorit por veëm nga përmbajtja.

Këto 85 letra (letrat e federalistit) janë sot ese të famshme politike dhe janë dëshmi e sinqeritetit të Konventës për të ndërtuar një projekt  që i duhej vendit. Që në fjalitë e para të këtyre letrave çështja që shtrohet nuk është nëse do të miratohet një kushtetutë por nëse shoqëritë do të mund të ndërtojnë me anë të kësaj kushtetute qeveri (gjyqësor, legjislativ  dhe ekzekutiv) sipas parimitreflektim dhe zgjedhje apo ato do të ishin të destinuara të vareshin në ndërtimin e tyre ngaaksidenti dhe forca.

Pra të bësh një kushtetutë ku qeveria (gjyqësori, legjislativi dhe ekzekutivi) të jetë rrjedhojë e parimit reflektim dhe zgjedhje dhe jo e aksidentit dhe forcës është tipikisht amerikane. Mbi këto parime është themeluar SHBA dhe këto parime mbron ende sot dhe për to admirohet kudo. Si po bëhet ndryshimi ynë I kushtetutës, a janë emrat që e hartuan projektin aq neutralë sa do të bënin të mundur që ky projekt të gjykohej vetëm nga përmbajtja.

Ndonëse Hamilton, Franklin dhe Jay ishin të respektuar masivisht dhe nuk vihej në dyshim ndershmëria e tyre ata nuk dolën me emër për të mos u gjykuar projekti si i anshëm për shkak të emrit.

Po autorët e kushtetutës tonë sot a gjykohen si të anshëm? A është projekti pasojë i parimitreflektim dhe zgjedhje apo është aksident dhe forcë, a mundëson ky projekt që shoqëria, ky vend,  të ndërtojë gjykata, ekzekutiv dhe legjislativ sipas parimit reflektim dhe zgjedhje apo sipas parimit aksident dhe forcë. Parimi i reflektimit dhe zgjedhjes është parimi sipas të cilit  një individ, një institucion shqyrton me hollësi të gjitha mundësitë, të gjitha pasojat që sjell secila dhe më pas zgjedh atë që duhet dhe jo atë që do. Mbi këtë parim është hartuar kushtetuta e SHBA-së.

Kjo qe arsyeja pse 55 delegatët e Konventës së Filadelfias shpallën se liria dhe sundimi  i ligjit do të jenë idealet e shtetit tonë dhe se gjyqësori i pavarur do të jetë garancia e vetme për këtë. Në konventë pati debate mbi gjykatat pasi ato do të ishin një trupë e pazgjedhur dhe me pushtet të madh por në fund fitoi ideja se çfarëdo pushteti të ketë gjykata ajo do të ketë pushtet më të dobët se dy degët e tjera të qeverisë (ekzekutivi dhe legjislativi).

Në letrën 10 Hamilton shkruan: Gjyqësori nuk ka influencë mbi shpatën apo mbi qesen…. Frika më e madhe duhet të jetë mbi shpatën dhe qesen, pra mbi ekzekutivin dhe legjislativin. Të mbrosh këto parime do të thotë të jesh pro amerikan, do të thotë të jesh me Amerikën.

Është e qartë se projekt reforma është hartuar sipas parimit  antiamerikan aksident dhe forcë.

Na duhet një reformë në drejtësi e thellë dhe amerikane. Duhet të jemi vërtet proamerikanë dhe atëherë kur të jemi do të kemi reformë dhe shumë reforma dhe nuk do të kemi mundësi t’i themi askujt se është antiamerikan. / Mapo

Next Post

Dorëzohet në polici 17-vjeçarja e larguar me të dashurin, ja ku ishin fshehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com