Duke ndarë statusin e djeshëm të ambasadores Yuri Kim, deputeti i PD, Dashnor Sula ka vlerësuar rezultatet e Reformës në Drejtësi. Sula shkuan se beson se se drejtësia ka nisur të rikthejë besimin.
Si ish-Prokuror ai ka inkurajuar ish-kolegët e mi me integritet moral dhe profesional, çdo hetues të BKH dhe çdo gjyqtar te GJKKO edhe më gjerë të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit!
Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet institucionet e drejtësisë në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar! Unë personalisht besoj se drejtësia ka nisur të rikthejë besimin. Si ish-Prokuror inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet moral dhe profesional, çdo hetues të BKH dhe çdo gjyqtar te GJKKO edhe më gjerë të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit! Unë personalisht për sa kohë kam qenë dhe do të jemë në parlament kam mbështetur e do të mbështes pa menduar dy herë çdo nismë ligjore për forcimin e organeve të drejtësisë. Të gjithë duhet ti mbajnë larg duart nga drejtësia! Të shmangen presionet ndaj organeve te pavarura!