• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Kërcënimi i SHBA-ve ndaj politikës në Tiranë dhe “Lista e zezë” e presidentit Obama

by Flogert Muça
25/06/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, para pak ditësh ka publikuar listat e ”personave të rrezikshëm” për Maqedoninë dhe rajonin dhe të njëjtat lista ia ka propozuar Senatit amerikan për të shtuar masat e sigurisë ndaj këtyre personave. Sipas presidentit të superfuqisë botërore, ata që dalin kundër interesave të SHBA-ve dhe lirisë e demokracisë që SHBA-të provomojnë, janë persona  që përbëjnë rrezik për politikën e jashmte të Amerikës.

Në këtë listë ishin disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë, por bie në sy se pse nuk ka asnjë politikan shqiptarë të Republikës së Shqipërisë. A ka në Shqipëri politikanë që janë kundër politikës amerikane, e për pasojë cënojnë interesat e politikës së jashtme të SHBA-ve?

Natyrisht që ka. Është e dukshme çdo ditë se në fakt në Shqipëri është një pjesë e mirë e bllokut opozitar antiamerikanë, të cilët nuk kanë ngurruar t’i lëshojnë “shuplaka” ambasadorit amerikan në Tiranë, duke i thënë se “ E dimë vetë si e bëjmë ne reformën në drejtësi dhe nuk na duhet opinioni juaj e as ai i BE-së”. Siç e dimë, ky bllok, pra opozita me në krye ish-kryeministrin Berisha,  ka dalë hapur kundër SHBA-ve dhe BE-së, duke e cilësuar madje Shefen e Diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherinin dhe ambasadoren Vlahutin si “të njëanshme në procesin e reformës në drejtësi”. Ambasadori Lu ka folur shpesh ashpër duke i kërkuar drejtpërdrejt opozitës votimin e reformës, duke theksuar se SHBA është bashkëautore e hartimit të saj, por opozita sërish ka qëndruar, duke i thënë jo pak herë SHBA-ve në njëfarë mënyre (me anë të deklaratave) “S’jeni ju që duhet të na tregoni neve drejtësinë”.

Megjithatë, president Obama dje nuk ka publikuar asnjë emër politikani në Tiranë. Sepse ndoshta ambasadori Lu i ka thënë Shtëpisë së Bardhë se akoma ka një shans që reforma në drejtësi të votohet. Për ta shpjeguar me një shembull të thjeshtë mund të themi se kjo është një plagë e cila pret të mjekohet nga reforma në drejtësi. Por nëse ky mjekim nuk bëhet në kohë, jemi të detyruar të bëjmë ndërhyrje kirurgjikale, pra, të publikojmë listën e zezë të politikanëve nga Tirana, të cilët cënojnë politikën e jashtme të SHBA-ve.

Obama dje në fakt i ka “treguar dhëmbët” politikës në Tiranë, duke i thënë se nesë nuk votoni reformën në drejtësi, emri juaj do jetë në listën e zezë tonën. Sepse politika amerikanë nuk lejon që të prevalojë interesi personal mbi demokracinë që ajo synon të mbjellë kudo, e natyrisht edhe në Ballkan. Fakti që ai akoma e mban listën e emrave poshtë tavolinës, është mundësia që ka akoma politika shqiptare të votojë draftin e miratuar nga OPDAT-i dhe EURALIUS-i. Mirëpo mesa duket koha nuk pret, politika në Tiranë nuk ka shumë kohë për të humbur e këtë e thotë çdo ditë ambasadori i Obama-s në Shqipëri, Donald Lu. Të jesh kundër Lu-së, je kundër Obama-s, kundër SHBA-ve, të cilët nuk kanë as frikë e as hatër të të fusin në “listën e zezë” kur shohin se politika e tyre për demokratizim cënohet.

Ja pse Obama dje nuk dha emra për Tiranën. Ishte në fakt një “mundësi e dytë” ose “dhe pak kohë” për të reflektuar e për pajtur me politikën e SHBA-ve. Nëse kjo nuk ndodh me votimin e reformës nga politika shqiptare, atëherë lista e ardhshme sterr, do jetë për atë që nuk do e votojë. /Lexo.al/a.m.

Next Post

Vlorë/ Asgjësohet parcela me kanabis, prangosen 3 persona dhe procedohen 33 punëtorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In