• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

by El Be
27/03/2026 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e BE-së ka hedhur në tryezë 3 opsione për të reformuar procesin e zgjerimit, për t’u dhënë mundësi vendeve kandidate që të mos rrinë vite në pritje. Këtë e pranoi edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për “Politico”, por sipas saj vendimin duhet ta marrin shtetet anëtare të BE-së.

Sipas mediave në Bruksel, opsioni i parë është vazhdimi i metodologjisë aktuale të zgjerimit. Opsioni i dytë është integrimi gradual para anëtarësimit të plotë, bazuar në reforma. Ndërsa skenari i fundit për zgjerimin është pranimi i anëtarësimit dhe përfundimi i reformave pas bashkimit me familjen europiane, por kjo do të kishte gjithashtu disa mekanizma sigurie për Unionin.

A2CNN iu drejtua KE-së për të mësuar më shumë nëse këto tre propozime u janë prezantuar formalisht shteteve anëtare dhe nëse është pranuar ndonjëri prej tyre. Gjithashtu, A2 pyeti mbi mundësinë e përdorimit të një prej opsioneve për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në përgjigje theksohet rëndësia gjeopolitike dhe progresi mbi bazën e meritës.

Komisioni Europian për A2CNN: “Politika e zgjerimit e BE-së është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit tonë. Që nga fillimi i këtij mandati, ne i kemi bërë thirrje të gjithëve, si Unionit ashtu edhe vendeve kandidate, që të shfrytëzojnë këtë moment. Zgjerimi sjell përfitime të qarta si për shtetet anëtare, ashtu edhe për vendet aspirante. Dhe një gjë është e qartë: zgjerimi ka të bëjë edhe me sigurinë. Në kontekstin aktual gjeopolitik, duhet të sigurojmë që qasja jonë të jetë e përshtatshme për qëllimin. Siç e kanë bërë të qartë vazhdimisht Presidentja Von der Leyen dhe Komisionerja Kos, ne kemi një parim bazë: zgjerimi është një proces i bazuar në merita. Komisioni është i gatshëm të vazhdojë këtë diskutim me shtetet anëtare”.

Për të qartësuar këtë moment, reformimi nga i cili mund të prekej edhe Shqipëria, A2CNN iu drejtua edhe Këshillit të BE-së për të pyetur nëse këto propozime të Komisionit po diskutohen zyrtarisht me përfaqësuesit e vendeve anëtare.

Këshilli i Bashkimit Europian për A2CNN: “Konfirmoj se propozime të tilla nuk janë paraqitur dhe as diskutuar në Këshill ose në organet e tij përgatitore (përfshirë COELA), të paktën për momentin”.

Pak ditë para se të propozohej nga vetë KE, Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë u vetofruan, përmes një editoriali, të pranojnë variantin e integrimit gradual, pa të drejtë vetoje, pa komisionerë dhe pa deputetë në Parlamentin Europian. “Nuk jemi naivë”, thanë ata përballë skepticizmit europian për zgjerimin, ndaj pranojnë afrimin me Europën përmes anëtarësimit në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe në Zonën Shengen.

Next Post
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In