• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reforma e ujit/ Ministri Gjiknuri: Nuk investojmë më, po nuk u justifikua shpenzimi

by Java News
25/02/2018 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në zyrat e Shërbimit ndaj Klientit në Ujësjellësin e qytetit të Beratit. Në Bashkitë e këtij Qarku kanë përfunduar ose janë në vazhdim investime në ujësjellës/kanalizime që arrijnë në vlerën 3.3 miliard lekë. Pavarësisht investimeve të shumta, ujësjellësit në katër bashkitë rezultojnë me humbje ndaj edhe aksioni për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit ishte mesazhi kryesor i ministrit Gjiknuri.

“Këtu jemi në zyrat e klientit të ujësjellësit të Beratit. Një ujësjellës që ka përfituar nga shumë investime të cilat i konfirmova edhe në bisedat e sotme. Do të ketë investime të tjera shtesë duke filluar edhe nga ky vit përmes kredisë së bankës gjermane dhe fondeve të qeverisë zvicerane.

Nga pikëpamja e investimeve në infrastrukturën e ujësjellës/kanalizimeve, Berati është një nga zonat që ka përfituar më shumë. Natyrshëm, edhe në filozofinë që keni kemi transmetuar në lidhje me reformën e ujit, do të financohen ato bashki  e ujësjellësa që performojnë u lind detyra të tregojnë rezultate pasi kanë marrë shumë investime”, theksoi Gjiknuri.

Në nivel Qarku për tre muajt e fundit janë 321 abonentë të cilët kanë lidhur kontratat e reja me ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve ashtu sikurse janë instaluar 1196 ujëmatësa. Ndërkaq, ministri Gjiknuri ishte i drejtpërdrejtë në kërkesën e tij që të ketë një ndryshim rrënjësor të performancës së ndërmarrjes së ujësjellësit.

Për periudhën Nëntor 2017-Janar 2018 rezulton të jenë arkëtuar në bashkitë e qarkut Berat 42 milion lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. “Mesazhi që dua të jap është se nëse kërkohen investime, nëse kërkohet përmirësim i furnizimit me ujë, duhet të arrihen ato indikatorë për të cilët kemi rënë dakord bashkë si qeveri, bashki, ujësjellës/kanalizime, në mënyrë që kjo reformë të ecë me sukses”, nënvizoi Gjiknuri. (shqiptarja.com)

Next Post
Plot 182 vite më parë, Colt tregoi për publikun pistoletën me pesë fishekë

Plot 182 vite më parë, Colt tregoi për publikun pistoletën me pesë fishekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In