• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e ujit, Gjiknuri: Skema lehtësuese si me energjinë për borxhet e vjetra

by Java News
12/01/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës, inspektuan kantierin e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milion USD.

Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare.

“Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bashkinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht çështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme. Qeveria shqiptare do ta marrë këtë rrisk për të investuar siç po investon edhe në Përmet por që këto investime të bëhen të qëndrueshme duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë ta paguajnë ujin”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës vuri theksin tek mbajtja e premtimit që i është bërë qytetarëve të Përmetit.

“E rëndësishme është që ne e mbajtëm premtimin dhe sot jemi këtu për të ndjekur punimet. Do të vazhdojmë të jemi deri në fund të zbatimit të projektit, derisa çdo qytetar i Përmetit të ketë në rubinetin e vet atë që dëshiron, gjënë më të rëndësishme, ujin”, u shpreh Kumbaro.

Edhe kryebashkiaku i Përmetit Niko Shupuli u shpreh optimist për ecurinë e këtij investimi të garantuar nga qeveria qendrore.

“Afati kohor është gati 30 muaj që do të përfundojnë punimet por kam besimin që do të përfundojnë më përpara duke i dhënë zgjidhje përfundimisht një ndër problematikave kryesore që kanë patur banorët e Përmetit, furnizimit me ujë të pijshëm”, nënvizoi kryebashkiaku. Duke ju referuar reformës në sektorin e ujit të pijshëm, ministri Gjiknuri u bëri një apel kryebashkiakëve në gjithë vendin që të miratohen nga ndërmarrjet e ujësjellësave skema lehtësuese për shlyerjen e borxheve të mbartura të familjarëve.

“Dua tu bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësave dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për ti shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës/kanalizimeve”, nënvizoi Gjiknuri.

a.ç

Next Post
Ministri Bushati vizitë dyditore në Suedi, fton bizneset të investojnë në Shqipëri

Ministri Bushati vizitë dyditore në Suedi, fton bizneset të investojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In