• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma e plotë kur të ndryshohet sistemi”, Duka: Qeveria kujdestare ende kërkesë e opozitës, komisionet zgjedhore kanë probleme

by Ardit Rada
08/06/2020 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e Abc News, kreu i PPA, njëherësh aleat i të djathtëve, Agron Duka ka kremtuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Duka ka shprehur rezervat se do të dëshironte një reformë më të plotë, ku përfshihet edhe ndryshimi i sistemit. Megjithatë siç thotë ai është e rëndësishme që është arritur një konsensus dhe pikat e firmosura nga të dyja palët japin të dyja palët.

“Nëse do ishte reformë e plotë, do ishte mirë që të kishim edhe një sistem tjetër, ku të kishte elementë mazhoritar, me lista të hapura. Një gjë e tillë nuk u realizua, megjithatë është e rëndësishme që u arrit një konsensus. Disa pika që u firmosën nga të dyja palët japin shpresa që mund të kemi zgjedhje të standardeve më të mira, siç është ajo e identifikimit biometrik. Kjo është një garanci, nuk themi se zgjidh të gjitha problemet e zgjedhjeve

Tjera që u arrit është të mos bëhen komisionet zgjedhore të depolitizuara. Faktikisht ne kemi një administratë zgjedhore që po tentojmë ta depolitizojmë, por realisht nuk ndodh kështu. Kur ndryshojnë kahet politikë zëvendësohet administrata.  

Megjithatë nuk është zgjidhje përfundimtare, sepse edhe këto komisione kanë problemet e veta. E rëndësishme është që nuk u la që të bënte atë që tentoi Rama, që të merrte njerëz nga administrata që i kishte në varësi të tij. Ndryshon edhe KQZ, nuk është kjo por zgjidhet një kryekomisioner nga mazhoranca dhe një nën tij  nga opozita”, tha Duka.

Kreu i PAA shton më tej se arritja e kësaj marrëveshje nuk dot përçajë opozitën, madje ndikon në bashkimin e saj.

“Sa i përket opozitës ka një mesazh më të bashkuar. Nuk është se ka ndodh ndonjë gjë e madhe se opozita e bashkuar ka qenë, ka pas mendime të kundërta brenda vetes. Por kjo që u vendos nuk ndikon në përçarjen e opozitës, por në bashkimin e saj. Nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë parti. Ky front opozitar ka pakënaqësi nga qeverisja Rama. Të gjitha këto parti opozitare duhet të bëjë aleat edhe qytetarin”, ka thënë ai.

Lidhur me qeverinë kujdestare, Duka tha se vijon ende si kërkesë e opozitës, pasi puna për reformën vijon ende. Duka ka hedhur kështu poshtë deklaratën e Damian Gjiknurit, i cili u shpreh se opozita hoqi dorë sipas tij nga kërkesat absurde.

“Jo nuk është se ka përfunduar. Vijon ende si kërkesë e opozitës vijon ende. Mund edhe të mos realizohet, por si kërkesë e opozitës është. Pyetja juaj mund të ishte nëse nuk pranohet kjo kërkesë…unë mendoj se ne duhet të hyjmë në zgjedhje sidoqoftë edhe nëse pranohet. Është shumë e rëndësishme të pranohet. Por edhe nëse nuk bëhet unë mendoj, do jetë kosto negative për mazhorancën aktuale”,  tha Duka.

/e.rr

Next Post
PD reagon për situatën me mbetjet në Durrës: Ka 13 vjet që jemi dëshmitarë të rrënimit të qytetit, ky është dështimi më i madh

PD reagon për situatën me mbetjet në Durrës: Ka 13 vjet që jemi dëshmitarë të rrënimit të qytetit, ky është dështimi më i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In