• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e drejtësisë në Shqipëri përballet ende me pengesa të shumta

by S M
08/03/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nga Robert Carmona-Borjas

Që prej një cerek shekulli, politikanët dhe diplomatët amerikanë kanë shtyrë, kanë marrë me të mirë, dhe herë pas here kanë korruptuar, me grante e forma të tjera të ndihmave zyrtare, Shqipërinë e vogël që të bëjë atë që duhet të bëjë për tu çliruar nga e shkuara e saj staliniste dhe, njëherë e përgjithmonë, të shfaqet si një shtet i zakonshëm perëndimor. Pothuajse ia kanë arritur por, siç ndodh shpesh, ka një kleçke.

Shqipëria është në prag të nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE.  I ka kalur shumicën e provave, reformat politike, institucionale dhe ekonomike, por njëra mbetet ende për t’u kaluar, madje tani është shdërruar në një problem madhor politik. Bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

Qeveria aktuale e Partisë Socialiste erdhi në fuqi në 2013 me nje premtim të fortë për të pastruar gjykatat nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Pati një dakordësi universale mbi sa thelbësore ishte kjo. Komisioni Europian e bëri të qartë që kjo ishte pengesa e fundit në rrugën e bisedimeve të anëtarësimit. “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit dhe e vetmja që mbetet ende për tu plotësuar është zbatimi i kësaj reforme,” deklaroi zyrtarisht Komisioni në Nëntor të 2015-ës.

Para tetë muajsh, qeveria prezantoi një projektligj të reformës. Projektligji u hartua nga ekspertë të huaj, të këshilluar nga afër nga autoritete ligjore të BE-së dhe SHBA- s. Parashikonte një proces të verifikimit të kualifikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Çuditërisht, Partia Demokratike opozitare u kundërvu, që nga fillimi. U ofruan kompromise, përfshirë përfaqësimin e barabartë në institucionet që do të ngriheshin për të vëzhguar sistemin e ri të vettingut dhe të emërimit. Si pasojë, legjislacioni i reformës u aprovua nga parlamenti shqiptar në korrik, me mbështjetjen e opozitës.

Tani Partia Demokratike është kundër sërish dhe me 50% të përfaqësimit në trupat e reformës, ka mundur të  bllokojë progresin e mëtejshëm. Aktualisht po bojkoton vetë parlamentin. Ka organizuar protesta dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, pavarësisht zgjedhjeve të ardhshme në pak muaj.

Fatkeqësisht është e qartë se c’po ndodh. Gyjqtarët dhe prokurorët po kundërpërgjigjen. Ata nuk duan ta humbin status quo-n.

“Ne e dime që ka disa individë që nuk e duan  reformën dhe e dime edhe pse,” deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, “Por drejtësia do të vijë, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta shtyrë atë. Nuk ka kohë për të votuar një projektligj të ri dhe aktuali ka mbështetjen tone të plotë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është më e rëndësishme se e ardhmja e disa personave të korruptuar.”

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka qënë po aq i qartë. Duke iu referuar PD-së, ai tha se: “Maxhoranca ka pranuar të gjitha propozimet e BE-së dhe SHBA-së, ndërsa kryetari i PD-së ka nxjerrë gjithmonë justifikime për ta refuzuar reformën.”

Lu është sulmuar pasi dukej sikur favorizonte qeverinë socialiste më shumë se PD-në. Megjithatë problemet e Shqipërisë me sistemin gjyqësor të korruptuar kanë nisur para se të shfaqeshin aktorët e tanishëm. Shumë nga problemet datojnë në 1993 kur një nga qeveritë e para postkomuniste hoqi nga detyra rreth 80% të gjyqtarëve. Duke u përballur papritur me një mungesë të juristëve të kualifikuar, qeveria gjeti një zgjidhje të jashtëzakonshme. Krijoi një shkollë 6-mujore drejtësie. Kandidatët duhet të vinin nga familjet e të përndjekurve politike, viktima të regjimit komunist. Në fakt, shumë pak ishin të tillë. Shumica doli se qenë fëmijët e elites së mbijetuar. Dhe do të vihet re se shumë syresh do të përfundojnë gjyqtarë.

Pasojat afatgjata qenë që gjyqtarët po jetonin më mirë sesa parashikohej nga pasuritë që deklaronin, mafia nuk hetohej dhe një nënkulturë politike të lidhur me një sistem që i mbante të mbrojtur.

Ky helm përshkon administrimin publik dhe politikën, dhe është çfarë fshihet pas pengesës ssë përpjekjes aktuale për reformim nga ana e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Ai s’mund të vërë dorën në zjarr as për aleatët e tij politikë. Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, shpesh dyshohet se po punon kundër reformës në prapaskenë, edhe pse hiqet si aleat i Ramës. Ai së fundmi mbrojti Prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë lidhur me kritikat ndaj ambasadorit Lu, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të mbikëqyret nga të huajt.

Megjithatë “të huajt” po e vëzhgojnë nga afër situatën. Departamenti i Shtetit të SHBA-së piketoi ndërlikimet e situatës javën e shkuar në përmbledhjen vjetore të praktikave të të drejtave të njeriut.

“Pandëshkueshmëria mbetet një problem” thotë raporti i 2016-ës mbi Shqipërinë. “Përndjekja, dhe sidomos dënimi, i zyrtarëve që kanë abuzuar ishte sporadik dhe i paqëndrueshëm. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe ata me interesa mbizotërues në biznes shpesh arrinin të shmangnin përndjekjen.”

Marrë nga “The Hill”

 

Robert Carmona-Borjas (@CarmonaBorjas) është avokat, shkrimtar, akademik dhe Themelues i 501(c)3 sipërmarrje sociale, Arcadia Foundation, që fokusohet në çështje lidhur me korrupsionin ndërkombëtar. Ai më parë ka qënë pjesë e fakultetit të American University në Washington DC dhe ka dhënë mësim në George Washington University.

 

Next Post
Ky është vërtetë leksion historik që la Steve Jobs për vdekjen

Ky është vërtetë leksion historik që la Steve Jobs për vdekjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In