• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Reforma do bëhet por a do të bëhet Drejtësi?

by Ben Andoni
17/06/2016 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një postulat të vjetër, i cili përdoret detyrueshëm në rekuizitat e sallave të gjyqit dhe që përbën thelbin e Drejtësisë: Ligji është i barabartë për të gjithë! Nëse në thelb të Reformës së shumëpërfolur për Drejtësinë, që e ka futur në ngërçin absurd të radhës vendin, do të ishte ky perifrazim dhe logjika që rridhte prej tij, atëherë Reforma do ishte bërë dhe nuk do na shpërfaqte kaq të paorganizuar e të turpshëm politikisht sesa jemi deri më tashmë.

Veçmas kategorizimit si amatoresk të njërit prej pushteteve: politikës shqiptare; Gjyqësori (pushteti tjetër) mbart një mal me dobësi, ashtu si edhe një besueshmëri të ulët, kur i vjen puna e përballjes me publikun, kategorisë që po ia vuan në kurriz bëmat. E turpshme është se parlamentarët shqiptarë dhe politikanët e piramidës së pushtetit e konsiderojnë Drejtësinë thjesht si vegël. I japin tagër vetes ta ofendojnë, ta miklojnë dhe madje edhe të bëjnë punën e saj, kurse kjo e fundit në të shumat e herës ka treguar se i pëlqen të sillet si një zgjatim besnik. Jo më kot, funksionon më së miri edhe simbioza e tyre: të dy palët kanë pasuri të pamata dhe në thelb të vënies së pasurive të tundshme dhe të patundshme në llogaritë respektive, qëndron e njëjta logjikë pasurimi, lexo: zhvatje. Pra, nëse qytetari shqiptar, ai që do të votojë do të kishte një koncept tjetër dhe nuk do përbënte thjesht një zë pa identitet në turmën klasike bi-politike shqiptare, do kishim edhe një kërkesë ndryshe ndaj strukturave të Drejtësisë, që do të mund të reflektohej dhe në reformë.

Për hir të së vërtetës, publiku duhet të mësojë se reforma që të implementohet në jetën shqiptare në formatin që duhet, do t’i duhen dhjetëra vjet. Që do të thotë se do të miratohen ligje të tjera me ndryshimet Kushtetuese dhe do përgatiten amendime e shumë kleçka të tjera, për një kohë që këta politikanë dhe shumë nga aktorët përgjegjës nuk do jenë mbase edhe më gjallë.

Deri më sot, kjo reformë e koklavitur që nuk kuptohet asfare në publik prej morisë së institucioneve që janë krijuar ta monitorojnë, ka bërë që të ketë shumë më tepër struktura brenda Drejtësisë dhe specifika të reja titujsh, por pa thelb të ndryshëm.  “Koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit. Theksoj se provokimi i ndryshimeve apo përmirësimi i cilësisë së koncepteve të së drejtës materiale, sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së vendimeve të gjykatave. Duhet shkuar te vërtetësia e provës. Ndonëse strategjia e Reformës nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin e cituar më sipër, shkaku themelor i reformës kjo duhet të ishte. Produkti do të ishte reformimi i institucioneve, që nuk ka lidhje me emrat, por me përgjegjësinë e tyre ndaj shërbimit”, shprehej ish-zëvendësministri i Drejtësisë Sokol Hazizaj, një nga oponentët e tij të hershëm, në një nga intervistat e tij mediatike.

Por, lëvizja brenda Drejtësisë nuk ka ardhur, sepse i gjithë publiku shqiptar dhe njerëzit që bëjnë drejtësinë, janë të ngatërruar me koncepte absurde. Ndërkohë që nga vetë Drejtësia mund të krijoheshin brenda trupit short-cut për ta bërë drejtësinë më efektive dhe strukturat e saj më të besueshme dhe ndihëse dhe kjo do ishte udha e ndryshimit.

Me pak fjalë, Drejtësia do duhej të ndryshonte nga vetë ajo, si imperativ i problematikës që përmban dhe ka mbledhur dhe asfare nga lojërat e një politike gati amatoreske që bëhet në vendin tonë, ku dialogu dhe logjika janë dy kategori krejt të huaja në pushtetet kryesore të shtetit.

Dhe, ky është edhe konkluzioni, reforma duket se s’do bëhet (pra reforma e vërtetë), veç atij kartonit që me shumë gjasa do të ngrihet për miratimin e një dokumenti (kinse reformës), që kurrë s’do ta ketë peshën e reformës, që të bëjë ndonjëherë Drejtësinë e munguar në vend.  Do kemi Reformë pra, për të kënaqur presionin e huaj, por kurrë Drejtësi. Dhe argumenti që e vërteton është se vendi ynë është i kapur kaherë…në vetë ngërçin e të keqes që nuk e lëshon.

Next Post

Horoskopi 18 Qershor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In