• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Basha: Reflekto për vijat e kuqe, Rama: Rrofsh për ftesën por thuaja SHBA e BE-së

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca dhe opozita janë larg së qeni në rrugën e konsensusit për reformën në drejtësi, teksa për ditën e tretë rradhazi, shkëmbejnë akuza kundër njëri tjetrit për kapjen e drejtësisë. Menjëherë pas mbarimit të fjalës së Ramës, ka dalë në media Lulzim Basha, i cili ndër të tjera, i ka kërkuar kreut të qeverisë që të reflektojë për rekomandimin e pikës 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias. Por kundërpërgjigja nuk ka vonuar, teksa Kryeministri ka shkruar në rrjetin e tij social se ftesën për reflektim do duhet t’ja bëjë SHBA-ve e BE-së, dhe jo atij.

“Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua… Dhe shume suksese Kombetares sot”- shkruan Rama.

………..

Dalja e Lulzim Bashës: Nuk e votojmë kurrë reformën me një veting të kapur nga Rama

Pas daljes së Kryeministrit Rama, lideri i PD Lulzim Basha tha se maxhoranca nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës, nëse ai nuk heq dorë nga pozicioni i tij për institucionet e vetingut. Basha ka theksuar se vendi nuk ka nevojë për vija të kuqe, madje, sipas Bashës, as për politikanë që thithin vija të bardha. Kryedemokrati ka ripërsëritur edhe një herë kushtin që ndan palët, zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

“Pyetja është a e ka fituar Rama Armando Prengën… dhe a do të vijë me pistoletë apo jo në përlament?! A e ka ftuar Ndokën, të vijë të votojë si deputet, apo atë e ka larguar pasi ja kanë kërkuar SHBA-të… a e ka ftuar Frrokun? Po Kokëdhimën, a e ka ftuar të votojë projektin e drejtësisë, apo atë e ka kapur drejtësia vetë?! Ky pra, që pikon krim dhe korrupsion nga çdo qelizë dhe pore, kërkon të bëjë drejtësi!

Edi Rama nuk do ta ketë kurrë votën e opozitës për një drejtësi të kapur dhe me duart që i duken. Vendi ynë nuk ka nevojë as për vija të kuqe, e as për politikanë që thithin të bardhë.”- tha Basha

Dalja e Kryeministrit Edi Rama: Mbajini duart larg nga Vetingu

Kryeministri Edi Rama ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar Partinë Demokratike për mungesë vullneti e dëshire për miratimin e Reformës në Drejtësi. Kryeministri i është përgjigjur Berishës, duke thënë se vija e kuqe e dy isntitucioneve të Vetingut, nuk është përcaktuar prej tij, por nga vetë SHBA e BE. Rama theksoi se ashtu siç qeveria ka hequr dorë nga “futja e duarve” tek strukturat që do të bëjën kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po të njëjtën duhet të bëjë dhe opozita.

“Ka përpjekje të madhe nga ana e Partisë Demokratike, për të treguar e ritreguar një përrallë nga frika e Reformës në Drejtësi, por edhe nga mungesa e dëshirës dhe vullnetit për ta miratuar atë… Gjyqtarët e korruptuar, të cilët janë të kapur prej fyti nga ana e pushtetit të vjetër të Partisë Demokratike, që sot është i plotfuqishëm në sistemin e kësaj drejtësie të kalbur që kemi… Falë presionit të madh të pulbikut, u tërhoqën nga thuajse gjithçka, por jo ende nga kryesori, që është mosfutja e duarve të partive në procesin e gjyqësorit, që çdo gjyqtar e prokuror, që do të vazhdojë të paguhet nga taksat e pubklikut, pasi të ketë dalë pa njollë nga verifikimi… mazhoranca i ka larguar duart dhe po i themi edhe opozitës hiqi edhe ti duart, që nesër gjykatat ti bëjnë llogaritë mirë, që një dhe një bëjnë dy kur ti paguan dhe një dhe një nuk bëjnë dy kur tjetri paguan më shumë”- tha Rama.

Rama i është drejtuar PD-së, duke ngritur pyetjen nëse ajo mendon se sistemi aktual është i kapur apo jo… në kushtet kur sipas shefit të qeverisë, çdo isntitucion madhor është zgjedhur nga ana e ish qeverisë Berisha, përfshi këtu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Rama tha se përgjigjen për këtë pyetje e di më mirë familjet e të vrarëve të 21 Janarit dhe atyre të Gërdecit.

“Të 9 gjyqtarët e Kushtueses i ka zgjdhur PD, madje ndonjë me më pak se 71 vota, nga 17 anëtër të gjykatës së lartë, 16 i ka zgjedhur qeveria e PD dhe gjysma e tyre me 71,71,73, pra me shumicë të thjeshtë. Tani ça është ky sistem sipas PD, është i kapur, apo i pakapur, më mirë se unë e se ju përgjigjen e di populli, familja e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt, të katër familjet që në dyert e drejtësisë kanë parë të rivrarë djemtë, burrat, baballarët e tyre.

Ça është ky sistem, i kapur apo i pakapur me shumicë të thjeshtë të një partie që ka emëruar një nga një në trupat më të rëndësishme vendimmarrëse, më mirë se unë e se ju, përgjigjen e di cdo familje në Gërdec, ajo nëna që s’do i heqi kurrë të zezat nga trupi për fëmijën që humbi pasi e nxori nga shtëpia me bicikletë të vogël dhe u desh ta conte në varr, shkrumb e hi, 26 viktima. Ca është ky sistem, i kapur apo i pakapur…”- tha Rama./ Java/ d.i

Next Post

DIREKT/ Festë në Marsejë, shpaloset flamuri gjigant (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In