• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Arian Çani këshillon Bashën: Mos u tut nga SHBA dhe thuaj JO

by Java News
05/06/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arian Çani*

Janë orët e fundit përpara se të mësojmë nëse bastin e fitoi Edi Rama apo Lul Basha. Nga rezultati i këtij basti varet pothuajse totalisht dhe fati i zgjedhjeve politike vitin e ardhshëm. Shoh me kërshëri gjithë këto ditët e fundit nëpër media që të gjitha palët bëjnë sikur dhe të gjithë mundohen të mos duken sikur e kanë hallin me ndërkombëtarët. Ndërsa loja tashmë duket se nuk ka më të fshehta. Jemi në orët apo ditët e fundit të dilemës: A do kalojë kështu siç është sot drafti i reformës në drejtësi apo jo? Takimi Rama-Basha nuk dihet ende nëse do të bëhet por kjo s’ka pikë rëndësie.

Tashmë dihet që miratimi i draftit siç është aktualisht, është në favor të Edi Ramës dhe kjo me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të administratës aktuale në Washington. Pra Rama është në pozita shumë të forta në raport me opozitën dhe faktorë të tjerë të cilët kanë të drejtë të ndihen të rrezikuar nga rezultatet e kësaj reforme.

Rama po provon nga dita në ditë se është një lojtar i fortë, shumë i fortë që nuk e di me çfarë lobimesh dhe miqsh në Washington e Bruksel, është duke iu afruar kaq shumë qëllimit te tij politik: Eliminimit me prangat e ndërkombëtarëve të rivalëve të tij politikë brenda dhe jashtë koalicionit.

Ndaj ka vetëm një rrugë për ta ndaluar këtë super kryeministër të ketë në duart e tij një super kryeprokuror. Nëse opozita dhe të tjerë bashkë me të, janë të bindur se miratimi i kësaj reforme në drejtësi do të kthehet në një mekanizëm jakobin për të prerë kokat e tyre, ata duhet të tejkalojnë friken dhe t’u thonë Jo prerazi dhe pa asnjë mëdyshje amerikanëve të Edi Ramës.

Pasoja do të kenë por të paktën do ndjehen të respektuar dhe të drejtë në vendimin e tyre.

Amerikanët janë ende superfuqi dhe ata vazhdojnë të diktojnë politikat e tyre në vende edhe më të forta se Shqipëria. Por tutja (frika) nuk është opsioni i duhur. Qofte dhe me riskun e zvarritjes në opozitë të gjatë…

Lul Basha me të vetët duhet të ketë kurajën t’i thotë Jo Donaldit dhe Viktorias.

Më mirë të thonë JO se sa të shkojnë me këmbët e tyre dhe të zbythur në ‘gijotinë’.

*Shkruar për Express

Next Post

Zbulimi/ Në hënë ka ujë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In