• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Reflektohet edhe në Shqipëri”, fitorja e Trump e çon vlerën e Bitcoin në mbi 82 mijë dollarë

by A R
12/11/2024 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë, po vlen mbi 82 mijë dollarë. Një javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.

Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale, u shpreh për A2 CNN: “Ka disa arsye në fakt, por më kryesorja është fitorja e Trump. Trump i kishte kriptomonedhat në një nga pikat e tij në zgjedhje që do i mbështeste ato. Edhe Harris e kishte shpallur si përparësi, por ajo mbështetjen e kishte kryesisht në rregullime dhe kufizime. Miliarderi Elon Musk, një prej mbështetësve të Donald Trump është një tjetër arsye”.

Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin gati 3 200 dollarëve, Binance 623 dhe Solana rreth 216 dollarë.

“Ky është efekti domino. Kur rritja përfshin kriptovalutën kryesore, Bitcoin, ajo rrjedhimisht përcillet edhe te monedhat e tjera digjitale”, shtoi Dokuzi.

Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Fitorja e Trump pritet të nxisë tregun e modhenave digjitale dhe në Shqipëri: “Shqiptarët e prisnin. Unë kam shumë miq që kanë blerë Bitcoin sepse e prisnin rritjen. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”.

Kur u krijua në 2009, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021, kur vlente 11 800 e tani mbi 82 mijë dollarë.

/a.r

Next Post
“Ore Flamur, mos jua merr Rama edhe këtë Trumpin?”, Noka: Ai ka zhdukur fotot me Sorosin, apo s’e keni vënë re?

"Ore Flamur, mos jua merr Rama edhe këtë Trumpin?", Noka: Ai ka zhdukur fotot me Sorosin, apo s'e keni vënë re?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In