Kandidati i PD për Tiranën, Dr. Halim Kosova sot në një takim me qytetarët kur u pyet se çdo të bënte ai për KF Tirana, duke përmendur Refik Halilin ( President i KF Tirana) tha: “Jo që e kam një nga miqtë e ngushtë ( Refikun) Por, ai kurrë nuk e harron se më ka ardhur me lot në sy për djalin që ka, se më tha e humba shtatzeninë për një komplikacion që ndodhi edhe… Luan edhe futboll ai)”
Por, si është e vërteta e familjes Halili ?
I kontaktuar nga JavaNews.al presidenti Halili shprehet:
“E vërteta ime është kjo: Unë kam 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza është 21 vjeç dhe është fëmija i parë. Vajza ka lindur në SHBA dhe Kosova ishte atje për këtë punë ndaj ka bërë operacionin. Ndërsa djali ka lindur në Tiranë, por nuk kam humbur fëmijë , jam i sigurtë” tha me të qeshur Halili.
Ai shtoi se këto janë deklarata që bëhen në kohë fushate, ndaj për këtë arsye e ka trajtuar edhe Kosova ashtu rastin e tij.
“Unë e kam mik dhe e kuptoj që këto deklarata bëhen edhe në kohë fushate.”, u shpreh për JavaNews Refik Halili.









