Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook për Referendumin që pritet të zhvillohet të shtunën në Partinë Socialiste për mandatin e kryetarit.
Rama shkruan se referendumi është një ditë e shënuar për PS, e cila pyet anëtarësinë. Rama fton anëtarësinë e PS që t’i bashkohet procesit të votimit.
“Neser nje dite e shenuar per PS qe pyet anetaresine me referendum:-) Pjesemarrja e çdo anetari kontribut per forcimin e demokracise ne PS”, shkruan Rama.