• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Referendumi në Republika Sërpska sjell vetëm probleme

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Referendumi në Republikën Sërpska paraqet një manipulim politik dhe nuk është rruga e duhur për anëtarësim në BE. Branko Todoroviq flet për pasojat negative të këtij referendumi.

Referendumi, që zhvillohet në Republikën Serpska (RS) më 25 shtator, kërcënimi i Sefer Haliloviqit me luftë dhe reagimet ndaj kësaj deklarate, pranimi i kërkesës së Bosnjë-Hercegovinës (B-H) për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe roli i vendeve fqinje për stablitetin e B-H, janë temat për të cilat flet për DW, Branko Todoroviq, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në RS.

Referendumi nuk është në interesin e qytetarëve të RS

Todoroviq mendon se referendumi i 25 shtatorit nuk është në interesin e qytetarëve të Republikës Serpska, por është në interesin e shumicës në pushtet. Ky referendum nuk i zgjidh problemet, por shkakton probleme edhe më shumë. Todoroviq thotë se strukturat e pushtetit duan kështu të zhvendosin vëmendjen nga gjendja e rëndë ekonomike, korrupsioni dhe problemet e mëdha. Por ai thotë se fajin e ka edhe opozita në këtë entitet, si dhe strukturat politike në gjithë B-H.

“Opozita në RS po merret me kalkulime dhe nuk ka ndonjë vizion apo guxim për ndryshime thelbësore dhe reforma. Shumë shqetësuese është edhe sjellja e autoriteteve të B-H në Sarajevë, të cilat flasin për kinse problemet e cënimit etnik, ndarjet, frikën dhe mosbesimin. Të gjitha këto po keqpërdoren për qëllime politike”, thotë Todoroviq.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H janë të detyrueshme, referendumi paraqet shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe është kundër interesave të qytetarëve të RS. E papranueshme është që për shkak të interesave politike të një strukture, të cënohet stabiliteti në këtë vend dhe në rajon. Sepse për një gjë të tillë nuk ekziston as mbështetja e Beogradit”.

Cënimi i shtetit juridik është vepër penale

Branko Todoroviq pohon se krerët e RS dhe disa të B-H janë duke punuar kundër shtetit juridik, që është vepër penale. Dobësitë në sistemin juridik mund të evitohen me reforma.

“Por në vend të reformave, politikanët po përpiqen që t’i fusin nën kontroll të gjitha institucionet juridike, policore dhe të tjera. Motivi kryesor është që të mos përgjigjen para organeve të drejtësisë për korrupsion dhe vepra të tjera”, mendon ai.

Në fushatën për referendum janë përfshirë më së shumti partitë dhe forcat rreth SNSD të Millorad Dodikut. E gjitha po zhvillohet në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat zhvillohen më 2 tetor. Branko Todoroviq thotë se përgjegjësinë më të madhe e kanë tani qytetarët që t’i thonë jo një politike të tillë.

“Qytetarët shpesh me mendjelehtësi u besojnë këtyre premtimeve dhe bien pre e manipulimeve politike. Ato fusin përçarje mes popujve, thellojnë mosbesimin etnik dhe fetar dhe sjellin konflikte”.

Ndërsa Sefer Haliloviq me deklaratat e tij luftarake i ka bërë një shërbim shumë të madh Dodikut. “Deklarata për mobilizimin e atyre që janë kundër referendumit, po ashtu paraqet një nxitje të armiqësive dhe urrejtjes”.

Rruga evropiane nuk ka alternativë

Branko Todoroviq thotë se është shumë dëshpëruese që e gjitha kjo po ndodh në momentin kur Bashkimi Evropian i ka hapur dyert për paraqitjen e kërkesës së B-H për anëtarësim në BE. Pikërisht në këtë kohë në B-H flitet më së shumti për luftën, urrejtjen, tendosjet ndëretnike dhe ndërfetare, izolimin e këtij vendi.

“Shumë dëshpëruese është që pikërisht në këtë hapet çështja e referendumit, në vend të reformave. Në shtigje afatgjata, rruga e vetme e B-H është anëtarësimi në BE. Kjo nuk ka alternativë tjetër”, përgatiti DW. (b.an)

Next Post
Kati: Ben Blushi firmosi pro djegies së plerave të Italisë në Shqipëri në 2004

Kati: Ben Blushi firmosi pro djegies së plerave të Italisë në Shqipëri në 2004

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In