• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi në PS/ Blushi: Ishte një proces pa taksë lirije, sot fitova lirinë time

by Java News
10/04/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të referendumit në PS ditën e djeshme dhe fitores së bindshme të Edi Ramës, ka reaguar për herë të parë deputeti Ben Blushi, i cili e ka etiketuar referendumin si një proces pa taksë kontrolli.

Përmes një shkrimi të gjatë, Ben Blushi shpjegon se asnjë media nuk pati mundësinë që të ndiqte procesin e numërimit të votave, duke thënë se procesi ishte i cunguar dhe e vetmja herë që votimi nuk është parë. Blushi shkruan se sipas informacioneve të tij, nuk kanë marrë pjesë në votim më shumë se 40 % e anëtarëve të PS-së, duke e bërë kështu referendumin të paligjshëm.

Deputeti shton se nëpër fshatra nuk ka votuar askush, teksa vartësit e Ramës lëviznin nga fshati në fshat për të mbushur kutitë e votimit. Më tej Blushi shkruan se këtë ditë ai ka fituar lirinë e tij…

“Per te gjithe ata qe besojne se une kam humbur kjo eshte pergjigja ime:

Sot nuk kam humbur asgje. Sot kam fituar lirine time. Dhe kjo vlen me shume se cdo referendum.Dhe me shume se cdo parti. Lirija ime nuk futet ne lavatrice, sepse nuk ka nevoje te pastrohet. Pas shume vitesh do kem rast te qesh duke treguar shakane time te plote. Por deri atehere kam shume gjera per te bere. Do ti tregoj Shqiperise se nuk eshte koha per ta percmuar Rilindjen por per ta rrezuar.”- shkruan në fund të letrës së tij Blushi.

 

REAGIMI I PLOTË

Meqe per shume vjet kam qene gazetar kam mesuar nje gje: e verteta del duke e kerkuar. Kjo mu kujtua edhe dje ndersa ndiqja lajmet per referendumin  dhe menyren sesi ato po jepeshin on line.

Te gjithe televizionet ishin perqendruar tek vitrina e referendumit ne qender te Tiranes, ku votues mbi bastun u thoshin vajzave mbi mikrofon se ata po votonin me bindje qe Edi Rama te vazhdonte te ishte Edi Rama.

Nuk pashe asnje kronike tjeter. Asnje lajm nga fshatrat apo nga zonat e tjera te vendit, asnje njeri qe votonte dhe asnje proces numerimi.

Meqe ra fjala a ka ndonje televizon qe ka marre pjese ne numerim dhe hapje kutish? Asnje deri tani. Keto jane votimet e para ne Shqiperi, nese mund te quhen votime, ku nuk ka asnje deshmi nga procesi i numerimit.

Nuk dihet se si eshte votuar neper fshatra, cfare ka ndodhur me listat, kush ka marre pjese ne votim, sa te sigurta kane qene kutite e votimit, pra asnje gje tjeter.

Vartesit e Edi Rames numeronin votat e Edi Rames.

Dy dite me pare kete referendum e kisha quajtur PARAMA PAPERS qe do te thote nje proces politik jashte kontrollit, qe ne gjuhen e financave quhet off shore. Pa takse.

Taksa e kontrollit mbi referendumin dje ishte zero.Ishte nje referendum pa takse lirije.

Me sa duket kisha te drejte qe e percmova si nje grabitje.

Fishekzjarret me provuan se ankthi i njeriut qe e sajoi referendumin paska qene me i madh se manipulimi i procesit,me i rende se pesha e kutive te mbushura dhe me i gjate se lartesia e zjarrvenies.

Vetem ne Panama mund te festohej nga bashkija e kryeqytetit nje referendum partiak.

Por meqenese mediat e Tiranes e kane marre te mireqene se dje ka fituar Edi Rama dhe kam humbur une, pa u marre fare me cilesine dhe menyren e administrimit te ketij refendumi ,madje duke e marre te mireqene kete votim,  me kane bere thirrje sot te largohem nga PS, pasi humbja paska qene kaq e thelle, sa per mua nuk ka me vend ne ate grope,qe sipas tyre eshte PS,dua te them nja dy tre te verteta per te gjithe.

Ne kete referendum une nuk isha. Qe ne fillim nuk kam qene dakort me kete sajese qe kishte vetem nje synim:te me hiqte te drejten e kandidimit.

Ky ishte nje referendum kunder meje, cka e them pa modesti. Nuk jam autori i tij, por isha qellimi i tij.

I bindur se Edi Rama kishte frike nga gara, e lashe vetem me vartesat e tij te cilet bene listat, i ndryshuan, i hartuan,i hengren dhe i kafshuan sikur te ishin copa dhjami mbi nje tryeze te kalbur.

Ky rerefendum ishte ne kundershtim me statutin e PS i cili kerkon qe te mbahen zgjedhje per kryetarin e PS nje here ne kater vjet. Ky referendum u krye ne kundershtim me Kodin Zgjedhor te PS sipas te cilit referedumet nuk mbahen dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.

Ne kete refendum nuk pati pale, pasi pales qe teorikisht e kundershtonte nuk i njohen fushaten, vezhguesit, numeruesit dhe kontrollin mbi listat.

Pyetja eshte pse?

E thjeshte: per ta grabitur dhe per ta manipuluar sic edhe ndodhi.

Per te shitur nje fishekzjarr si zjarr.

Kam qindra mesazhe nga socialiste ne gjithe Shqiperine qe nuk kane votuar dhe qe deshmojne se sidomos ne fshatra nuk eshte votuar fare. Ne shumicen e komunave kutija e votimit eshte qarkulluar nga nje fshat ne tjetrin duke u shkuar njerezve neper shtepi. Ky referendum ishte bosh si nje kioske ambulante e falimentuar.

Ai nuk shiste fiq por blente nenshtrim. Sa per dijeni referendumi ka patur kuti votimi vetem ne qendrat e komunave te vjetra qe kemi patur.

A beson njeri se socialistet nga fshatrat e thella kane shkuar te votojne ne qendrat e komunave qe ne shume raste jane mbi nje ore larg?

Jo vetem dyshoj, por e di qe nuk kane shkuar. Ata nuk kishin pse te shkonin ne nje votim rezultati i te cilit dihej.

Edhe pas referendumit, Edi Rama do ishte serish Edi Rama.Po aq i vjeter dhe démodé dhe po aq frikacak sa c’ishte edhe nje dite me pare.

E per cfare duhet te harxhonin karburant dhe kohe per Edi Ramen kunder Edi Rames i cili dje nuk ka vlejtur as sa dyqind leke nafte ne serbatorin e socialisteve?

Nese sic  pretendohet, ne referendum kane marre pjese mbi 90 per qind e listes se votuesve kjo i ben socialistet nje race e panjohur votuesish deri me sot, dhe dua ta them pse.

Ne dy zgjedhjet e fundit te vitit 2013, parlamentare, dhe 2015, lokale, shqiptaret kane shkuar ne votime ne masen 54 dhe respektivisht 49 per qind.

Kjo do te thote se socialistet shqiptare votojne me shume per nje referendum pa kuptim se sa per deputetet dhe kryetaret e tyre te bashkive te cilet nga shifrat del se i votojne me pak.

Nese kjo eshte vertete deputetet dhe kryetaret e bashkive qe dje kane numeruar votat dhe kane mbushur kutite duhet te skuqen dhe te fusin fishekzjarret ne akull.

Sipas te dhenave qe me kane ardhur nga gjithe Shqiperia me rezulton se ne referendum nuk kane marre pjese me shume se 40 per qind e listes. Organizatoreve iu takon te provojne se nuk eshte keshtu duke bere publike proceverbalet e votimit dhe natyrisht duke hapur kutite.

Une nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutite ose turperohu!

Per te gjithe ata qe sot besojne se ne kete referendum paskam humbur dua tu them nje gje:

Askush nuk humb lirine nga nje grabitje.

Dhe sidomos nga nje grabitje publike qe ndodhi ne ekran.

Aq me pak une.

Ky referendum me bindi se ne Partine Socialiste nuk lejohet me votim. Kjo ka ndodhur per shtate vjet me rradhe.Kjo ndodhi ne Kongres kur nuk u votua per asgje pervecsve me doren lart dhe kjo ndodhi edhe dje kur kutite u mbushen.

Megjithate sot jam njeriu me i kenaqur dhe njekohesisht me i trishtuar ne Shqiperi dhe dua te shpjegoj pse:

Jam i kenaqur sepse vetem me nje fjali e detyrova Rilindjen te futej ne kuti.

Kosto me te vogel per te provuar nje te vertete nuk kisha paguar kurre.

Duke thene se do kandidoj per kryetar te PS e nxita Rlindjen te armatoste disa mijere vete duke u dhene atyre kuti, makina,bankina, lista, kanistra, lapsa, hapsa, goma, dhoma, karrige, tavolina,kartolina, kartona, butona, hudhra,kudhra, karrota, rrota, fiq, pika, thika dhe pistoleta,zjarre dhe fishekzjarre me te cilet menduan se me kane goditur dje.

Por kjo ishe e vetmja menyre per ti treguar Shqiperise se nga kush drejtohet.

Dhe besoj se Shqiperia me kupton.Dhe me mirekupton.

Kjo ishte e vetmja menyre per tu provuar shqiptareve se liria ka nje cmim qe ata duhet ta paguajne qe ta kene.

Kjo ishte e vetmja menyre per te vertetuar se Rilindja eshte dhe ka qene nje lavatrice e mediokritetit dhe e shemtise ne kete vend.

Cka me trishton.

Me trishton kur shoh se si nje parti eshte futur ne lavatricen e Rilindjes per te pastruar rrobat e Funeralit te vet.

Per te gjithe ata qe besojne se une kam humbur kjo eshte pergjigja ime:

Sot nuk kam humbur asgje.

Sot kam fituar lirine time.

Dhe kjo vlen me shume se cdo referendum.Dhe me shume se cdo parti.

Lirija ime nuk futet ne lavatrice, sepse nuk ka nevoje te pastrohet.

Pas shume vitesh do kem rast te qesh duke treguar shakane time te plote.

Por deri atehere kam shume gjera per te bere.

Do ti tregoj Shqiperise se nuk eshte koha per ta percmuar Rilindjen por per ta rrezuar.

Next Post

Interpoli italian konfirmon: Vëllai i Alibeajt u arrestua në Gjermani, akuzohet për grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In