Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësi e referendumit të sotëm në Maqedoni, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë pro ndryshimit të emrit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se çdo shqiptar duhet të kuptojë përgjegjësinë që ka sot në një moment historik për Maqedoninë. Nga ana tjetër, Kryeministri shprehet se mospjesëmarrja në votime rrezikon të ardhmen e vendit.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, shkruan Rama
a.ç