• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Referendumi në Maqedoni, Kotzias: Një parti shqiptare ishte e orientuar drejt bojkotit

by Java News
02/10/2018 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin e “një partie të caktuar shqiptare”, siç tha, në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin e të dielës në Maqedoni.

Edhe pse ka konstatuar që pjesmarrja e shqiptarëve ishte më e madhe se në votimet e tjera, Kotzias ka thënë se pritej një përqindje më e lartë, në raport me numrin e shqiptarëve në vendin fqinj.

Kotzias: Vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre kishin konstatuar prej kohësh se një parti e caktuar, një parti e shqiptarëve brenda në FYROM, ishte orientuar drejt bojkotit. Dhe se kjo parti kishte lidhje konkrete me një fuqi të tretë të huaj.

Por pak më vonë, shefi i diplomacisë greke “zbuloi” se për cilën parti e kishte fjalën.

Kotzias: Parti të vogla për të cilat para një viti thuhej në shtypin ndërkombëtar se kishin patronazhin apo financoheshin nga Turqia, siç është partia BESA, janë nga partitë që bënin thirrje për të bojkotuar referendumin.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, “forcat më të errëta në Turqi”, duan të pengojnë Greqinë që të luajë rolin e vet në Ballkan.

“Dhe duhet që këtu në vendin tonë, ata që u pëlqeu bojkotimi, të mendojnë se çfarë është ajo që i bën të përputhen me politikën e forcave më të errëta në Turqi, nuk flas për politikën zyrtare të Turqisë, të jemi të qartë. A mos vallë Turqia preokupohet për interesat tona kombëtare, apo Turqia interesohet se si ta pengojë Greqinë që të ushtrojë influencën e vet në Ballkan dhe të promovojë rolin e saj stabilizues dhe të përgjegjshëm në rajon?”, tha Kotzias duke shënjestruar në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e marrëveshjes së Prespës në Greqi. (Ora News)

ma.me

Next Post
Panucci do thërrasë edhe 3 lojtarë të rinj në Kombëtare: Jam ndryshe nga De Biasi

Panucci shpall listën e 25 lojtarëve për miqësoren me Jordaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In