BE mund të qëndrojë e qetë, të paktën në Austri! Kjo pasi kanë dalë rezultatet e para të referendumit të së dielës, ku me mbi 52% të votave të qytetarëve, kandidati i Partisë së Gjelbër, Alexander Van der Bellen ka dalë 3itues.
Dua një Austri Europeiste dhe të impenjuar me vlerat e vjetra liberale.
Këto ishin fjalët e para të Bellen, fituesit të referendumit në Austri, i cili shtoi se ai ka qenë përherë për një Austri “filo-europiane”.
“I shtri dorën edhe atyre që kanë votuar për kundërshtarin tim Hofer. Objektivi im për 6 vitet e ardhshme është që kur qytetarët të më takojnë në rrugë apo në metro, të thonë, shiko, ai është presidenti ynë… dhe jo thjesht ai është presidenti”– tha Van der Bellen.
Vetë drejtuesi i fushatës së kandidatit të eksremit të djathtë Norbert Hofer, menaxheri Herbert Kickl, ka pranuar humbjen.
“Marr rastin të urojë z. Van der Bellen”, ka thënë Herbert Kickl nga Partia e Lirisë (FPOe).
Van der Bellen ka fituar 53.6 për qind të votave, ndërsa Hofer 46.4 për qind.
Megjithëse posti i presidentit në Austri është kryesisht ceremonial, zgjedhjet vëzhgohen si një barometër apo tregues sesi do të shfaqen kandidatët populistë në sfidat elektorale pasuese në të gjithë kontinentin. Vitin e ardhshëm, Franca, Gjermani dhe Holanda zhvillojnë zgjedhje dhe në këto vende partitë antielitë dhe antiemigracion po fitojnë terren.