• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi / Maqedonia fillon heshtjen për emrin

by Java News
27/09/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia nga mesnata do të jetë në heshtje para referendumit për emrin.Në Maqedoni të enjten në mesnatë hyn në fuqi heshtja para votimit të së dielës për referendumin, i cili jo vetëm nga qeveria në Shkup, por edhe nga personalitete të larta evropiane dhe amerikane është cilësuar si historik. Rreth 1.8 milion votues janë ftuar që të deklarohen për Marrëveshjen me Greqinë, që parasheh riemërtimin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka do t’i jepej fund kundërshtimit 27-vjeçar me fqinjin jugor, rikujton Radio Evropa e Lirë.

Greqia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ka kushtëzuar pranimin e Maqedonisë në këto organizata me ndërrimin e emrit të saj, pasi sipas Athinës, Maqedonia ka pretendime territoriale dhe kulturore ndaj rajonit grek me të njëjtin emër. Me marrëveshjen e arritur, pala maqedonase ka pranuar se Maqedonia e sotme dhe maqedonasit që jetojnë në këtë vend, nuk kanë lidhshmëri me maqedonasit antikë, sikur që nuk ka lidhshmëri as gjuha e saj, për të cilët në marrëveshje thuhet se është pjesë e grupit të gjuhëve sllave.

Pikërisht përmbajtja e tillë e marrëveshjes ka shkaktuar ndasi të thella në Maqedoni. Dy blloqet, pushteti dhe opozita, forcën e tyre politike në fushatën tre javore e kanë përqendruar në daljen apo mosdaljen e qytetarëve në votime, por edhe në atë nëse marrëveshja mbron ose jo interesat kombëtare e shtetërore.

“Kjo marrëveshje është ajo për të cilën kanë luftuar baballarët tanë, gjyshërit e stërgjyshërit tanë. Përfundimisht, ne do të kemi shtet të pranuar nga të gjithë. Askush më nuk do ta kontestojë vendin tonë. Gjuha maqedonase do të ekzistojë sikur edhe kombi, kultura e tradita jonë. Maqedonia si asnjëherë më parë ka miq ndërkombëtarë dhe ajo është dëshmuar me vizitat shumta që kemi pasur gjatë kësaj periudhe për të na inkurajuar se jemi në rrugën e vërtetë, që garanton të ardhmen evropiane dhe perspektivë për qytetarët”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev në tubimin e të mërkurës në mbrëmje në qytetin e Prilepit.

Edhe pse referendumi është konsultativ, partitë qeverisëse të udhëhequra nga kryeministri, Zoran Zaev, synojnë që dalja të jetë mbi 50 për qind, por edhe sikur kjo të mos arrihet, kryeministri ka thënë se çështja do t’i kalojë Kuvendit për hapa të mëtejmë.

Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja si dhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, Marrëveshjen për emrin e kanë quajtur “kapitulluese”.

“Nëse ky referendum kalon, pas disa viteve Greqia sërish do të na kushtëzojë me kërkesa tjera dhe në atëherë do të jemi me emër të ri, sikur edhe identitet tjetër, histori e arsim. Nëse referendumi kalon dhe miratohet Marrëveshja me Greqinë, ne me këtë do të flakim referendumin e vitit 1991. Nëse referendumi i atëhershëm ishte për pavarësi dhe shtet sovran, gjuhë, kulturë, e identitet maqedonas, ky referendum do të jetë për shuarjen e kombit, të gjuhës dhe identitetit”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Fushatën e kanë përmbyllur edhe partitë shqiptare, të cilat pa përjashtim i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes me Greqinë dhe referendumit më 30 shtator. Por, opozita që e përfaqëson Aleanca për Shqiptarët ka thënë se pas referendumit, kur në rend dite të vijnë ndryshimet kushtetuese do të propozojë amendamente për përmirësimin e statusit juridik të shqiptarëve, përfshirjen e tyre në preambulë si popull shtetformues dhe përcaktimin e gjuhës shqipe si zyrtare në Maqedoni.

Zhvillimet në Maqedoni që nga arritja e marrëveshjes më 17 qershor, po ndiqen me interes të jashtëzakonshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë mbështetje marrëveshjes, por edhe duke inkurajuar qytetarët që të dalin në referendum, si mundësi e vetme “historike” për të ardhmen e Maqedonisë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja

DOKUMENTET/ Gazetari Artan Hoxha: Nuhu gënjen, deklarimet i mori Gentian Çitozi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In