• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

REFERENDUMI/Kuba para dilemës: Po apo jo socializmit!

by Java News
24/02/2019 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 8 milion kubanë janë ftuar të dielën në një referendum për një Kushtetutë të re me disa modifikime.

Kushtetuta e re duhet të zëvendësojë atë të vitit 1976, duke sjellë ndryshime të rëndësishme, siç është njohja e tregut, e pronës private dhe e investimeve të huaja të nevojshme në ekonominë kubane, me reputacion të keq dhe shqetësues për mungesat e mëdha.

Por kur është fjala për Partinë Komuniste kubane, aty theksohet preambula ideologjike se “qenia njerëzore do të arrijë dinjitetin e plotë vetëm në bazë të socializmit e të komunizmit.”

Ky formulim nuk është i padëmshëm duke marrë parasysh tensionet aktuale politike në Amerikën Latine të shkaktuara nga kriza në Venezuelë.

Ditë më parë, presidenti Donald Trump tha se “ditët e komunizmit në Venezuelë janë të numëruara, por edhe në Nikaragua dhe Kubë”, vende këto që Uashingtoni i konsideron si “trio tiranike”.

Në fillim të shkurtit, ai shprehu “vendosmërinë që Amerika kurrë nuk duhet të bëhet socialiste”.

Por më pak se 200 kilometra larg bregut amerikan, vendosmëria e komunistëve kubanë është njësoj e palëkundur.

“Ne kemi ndërtuar dhe mbrojtur revolucionin socialist para tyre”, tha Ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodriguez këtë javë.

Kohët e ngrohjes diplomatike midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, të shënuara nga hapja e ambasadave të vitit 2015, duket se janë shumë larg.

“Ne kemi nevojë për kushtetutën, për revolucionin, për Fidelin dhe Raulin”, deklaroi presidenti Miguel Diaz-Canel, i cili në prill të vitit të kaluar pasoi vëllezërit Castro.

Letra e votimit do të ofrojë një zgjedhje me  përgjigjen “po” ose “jo” në pyetjen: “A do ta pranoni Kushtetutën e re të Republikës?”

Nëse fiton “po”, teksti do të hyjë në fuqi me botimin në Gazetën Zyrtare. Prej kësaj date, Presidenti do të jetë në gjendje të veprojë vetëm për dy mandate të njëpasnjëshme prej pesë vjetësh.

Nëse fiton “jo”, Kushtetuta e vitit 1976 do të mbetet në fuqi dhe do të duhet të përshtatet ligjërisht me hapjen ekonomike të ishullit.

Në vitin 1976, kushtetuta u pranua në një referendum me 97.7 përqind të votave. (Tema)

Next Post
ANALIZA/ 30 vite më pas, Ballkani Perëndimor më i varfër se në kohën e komunizimit

Rajoni i Ballkanit, tërheqja e re e Superfuqive?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In