• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi, Ivanov: S’duam BE e NATO me kërcënime!

by Java News
01/10/2018 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti, Gjorge Ivanov e cilësoi si të dështuar referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për emirin me fqinjët. Në deklaratën e parë pas referendumit, Ivanov kërkoi ndaj deputetëve që të respetojnë vullnetin e treguar nga populli i Maqedonisë, pas votimeve të së dielës.

I pari i shtetit fqinj theksoi se vullneti i qytetarëve hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Ivanov dha një mesazh të qartë për ndërkombëtaret, pasi sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë nuk duhet të kalojë nga presioni dhe kërcënimet, por nga dinjiteti dhe merita.

“Në referendumin e mbrëmshëm populli hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mos votim, populli qartë tregoi se është kundër zgjidhjeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të cilat vendosen pa arritjen paraprake të konsensusit kombëtar. Shumica e qetë vendosi. Bojkoti është zëri i atyre të cilët ishin të nënçmuar dhe nuk u dëgjuan. Porosia e popullit është dërguar deri tek ata të cilët duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi dështoi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për shumicë në kushte kur nuk është plotësuar cenzusi ligjor. 36.9 % dalje nuk është vullnet i popullit, por 63.1% të cilët nuk kanë dalë. Sado që të shtrembëroni, nuk mund ta ndryshoni realitetin. Realiteti është se referendumi është i pasuksesshëm. Koha është për përgjegjësi para popullit maqedonas. Mbështetja për në BE dhe NATO është dëm kolateral i referendumit jopopullor. Mbështetjen për në BE dhe NATO nga 80% e ulët në vetëm 36.9%. Po i manipuloni qytetarët tanë ndërsa partnerëve euroatlantik po u jepni shfaqje dhe perceptime të rrejshme. Atyre të cilët përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në mënyrë joparimore marrin anë, i porosis që t’i respektojnë konventat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike. Nuk mund që ata të cilët ka deficit demokratik të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas. Referendumi nuk është anketë. Vendimi i qytetarëve obligon. Kuvendi atë vendim duhet ta respektojë. Për këtë arsye përgëzoj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllahët për vendimin e tyre. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Por atje duhet të hyjmë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kërcënime, presion dhe standarde të dyfishta”- theksoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

ma.me

Next Post

Balla: Dy muaj për arrestimin e djalit të deputetit?! Për mua është turp!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In