• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi i Berishës/ Alibeaj: E turpshme, janë mbushur kutitë nga organizatorët, e faktuar edhe me pamje filmike

by Java News
06/01/2022 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enelejd Alibeaj, e ka cilësuar si të turpshme protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 janar.

Ai thotë se protesta bëhet ndaj demokratëve. Sipas Alibeajt, PD i duhej për t’u shkëputur nga e shkuara e për t’u mos u shpallur një parti “non grata” nga SHBA.

Alibeaj theksoi se më 8 janar, nuk pret të ndodhë asgjë dhe se dyert e selisë janë mbyllur për shkak të punimeve. Ai gjithashtu hodhi akuzën se janë mbushur kutitë për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit, e sipas tij këto janë ta faktuara me pamje filmike, të publikuara edhe në media.

Protesta e 8 janarit?

Alibeaj: Nuk di të them se çfarë është diskutuar. Selia e PD nuk është një bunker kundër amerikaneve, amerikanët futen në PD. Është e turpshme protesta e 2 kombëtare e thërritur nga Berisha kundër PD. Tashmë është bërë e ditur që çfarë po ndodh me lëvizjen e Sali Berishës. Kjo lëvizje s’ka aspak lidhje me të qenurit në politikë. PD synon shkurtimin e ditëve të qenërisë dhe ardhjen në pushtet. Për të ndodhur kjo gjë, do të duhet që të ketë sa më afër e pranë aleatë sa më të fortë, një prej të cilëve është dhe SHBA. Lëvizja e Berishës është e kuptueshme. Ndjej keqardhje nga peligrinazhët.

Pse janë të mbyllura dyert?

Alibeaj: Dyert janë të mbyllura se po bëhen punime. Ajo që qëndron pas kësaj meriton sqarim. E gjitha nisi më 9 shtator me vendimin e Bashës dhe më 18 dhjetor mori një konkluzion të plotë nga demokratët. Vendimi që për të gjithë subjektet përfaqësuese në PD nuk do të mbajnë funksione nëse janë shpallur ‘non grata’. Është shkruar tashmë që kushdo i dizenjuar non grata nga SHBA, nga aleati i Shqipërisë dhe i PD, për atë arsyetim në të cilin është vendosur duhet të jetë një standard moral që partitë duhet të kenë. Pjesa tjetër është e qartë, zoti Berisha ashtu si nisi betejën e vet me premtimin se nuk do të përfshinte demokratët, në një trajektore 3 mujore bëri një kthesë 360 gradëve. Ai këtë hall personal kërkoi t’ia mvishte demokratëve e tani arrin deri në lëvizjen e fundit për të bërë protestë kundër PD. Synimi duket se është thjesht e vetëm: Mbro kokën tënde!

Do të vijojnë të jenë të mbyllura dyert?

Alibeaj: Në atë seli futen të gjithë demokratët që janë të gjithë demokratë. Selia është vendi që mblidhen këto njerëz. Ajo që është aksion politik, bëhet kudo, jo vetëm në seli, e aq më shumë ato që janë deputetë apo anëtarë kryesie. Nëse vjen në seli për të legjitimuar institucionet s’je duke bërë shërbim për interesin e demokratëve. Secili prej kolegëve të mi, ata që janë edhe deputetë, një rrugë të mirë për të treguar se kanë dashur të bëjnë detyrimin e tyre ndaj demokratëve bëhet në parlament. Keni parë të bëhet luftë në parlament? Një pjesë e tyre kanë munguar edhe në seancat parlamentare. Një pjesë tjetër e miqve të mi që ishin edhe anëtarë të kryesisë u larguan dhe braktisën detyrën e tyre si anëtarë kryesie. Kjo ishte një akt kuptimplotë. Ardhjet teatraliste për të trokitur te dera dhe për të thënë që selia është mbyllur e kjo është një gjëmë e madhe në fakt nuk është kështu. Kjo është krijimi i një prapaskene aspak të hijshme. Nuk doja të përsëriteshin aktet e dhunës. Kurrë nuk do të doja të riktheheshim në mësymjet brutale të shkelmimit të dyerve të selisë, shtëpisë së demokratëve. Këto janë skena që duhet t’ia kursejmë vetes. PD bunkerizohet vetëm në një mënyrë, ku ata që janë aleatët tanë, SHBA, të shpallin non grata, të sabotojnë. Escobar tha se ka një hall personal të një personi, s’ka lidhje me demokratët. Pezullimi i përkohshëm tregonte që ne kapërcejmë, gjejmë kurajo për të kapërcyer ngjarje të pahijshme ndoshta e të pa drejta po që në politikë ndodhin, me një kusht, me një kosto, që hallet e individit t’i lëmë mënjane. Kjo ka ndodhur. Unë besoj këtë gjë.

A i trembeni trazirave më 8 janar?

Alibeaj: 44 mijë demokratë thuhet se demokratët do të jenë në protestë. Cilët janë ata që këto 44 mijë i konsideron si dele. Demokratët e vërtetë, ata që s’kanë përfituar asgjë sidomos këto vite në opozitë, por edhe në kohën e qeverisjes sonë, njerëz që janë neglizhuar nga kupola e lartë e dikurshme. Për shkak të kësaj arrogance në 2013 morëm atë rezultat. Unë besoj se ato janë demokratë me shpirt, zemër, e që shohin në seli mundësinë për të rrëzuar këtë situatë ekonomike, e kurrsesi nuk ndodh të mësyjnë në selinë e tyre. Në qershor ndodhën zgjedhjet e rregullta. Kuptuam fare mirë që në 25 prill demokratët kërkuan që edhe në një rezultat të rëndë, ata kërkuan ndryshimin dhe panë drejtësinë, panë që ishte aksion politik i duhur, e për këtë arsye i dhanë besimin Lulzim Bashës. Në datën 9 shtator na ndodh një përmbysje. Janë një grusht njerëzit ata që shkojnë pas një personi që krijon aksione për interesa personale. Brenda PD, në mënyrë vullnetare synojmë qeverisjen duke qenë një forcë pro-amerikane. Kjo do të ishte e turpshme dhe këtë e refuzojnë demokratët.

Ju jeni të qetë?

Alibeaj: Unë jam i qetë. Ajo që po ndodh është më e madhe se sa kaq. Kishte nevojë PD të shkëputej nga e shkuara, nga kjo agonia e rifreskimit, të besimit të PD. Në 2013 duhet të kishim bërë një katarsis.

Po pse demokratët shkuan në foltoret e Berishës?

Alibeaj: Nuk jam i sigurt që demokratët kanë shkuar në foltoren e Berishës. Të marrim faktet një e nga një. Nisi një proces për mbledhjen e firmave, është një veprimtari statutore që duhet të pasojë në rregullat e verifikimit. Kaluam në fazën tjetër ku kryesia tha dhe caktoi një Kuvend të datës 18, që u refuzua. Ishin kamerat e këtij televizioni që u refuzuan për të bërë transparencën. Nisën më pas me historinë e referendumit. Janë mbushur kutitë, fatkeqësisht. Janë mbushur nga organizatorët. E kuptoni se sa e trishtë dhe e turpshme është një sjellje e tillë. Ndërkohë që kemi fronte të mëdhaja opozitare brenda e jashtë parlamentit. Kemi skandalin e inceneratorëve. Kemi të dhënat personale që kanë burimin te patronazhistët. Por kemi edhe sfida të mëdha si reforma zgjedhore, territoriale dhe Kushtetuese. Këto lëvizje krijojnë një shfokusim nga këto kauza.

Si do e mbroni selinë blu?

Alibeaj: Atë e mbrojnë demokratët. Ne nuk do të krijojmë përplasje mes demokratëve. Atë e mbrojnë demokratët, është shtëpia e tyre. Unë them se ka vetëm 1 palë demokratësh, ata të cilët nuk kanë parë këto vite gjëra të mira. Ata kuptojnë se lëvizja e Berishës është pa moral. Të vish të bësh protestë ndaj PD, e ndërkohë protesta duhet të ishte ndaj qeverisë. Kemi vuajtur ne këtë. Kemi vuajtur këto vite. I kemi diskutuar këto vite. Edhe aksionet brenda parlamentit, komisionet hetimore, të cilat kanë dhënë frytet e para sepse kemi një ministër i qeverisë Rama mbrapa hekurave, por edhe të tjerëve që thonë se ky është interesi publik. Kjo parti demokratike kurrë s’ka për t’u bërë non grata, e këtë e dëshmoi dhe vizita e sotme e zotit Smith./m.j

Next Post
“Duam shtëpinë tonë”/ Berisha: Do i falim Bashës 20 karrige dhe 20 brava. Edi Rama, hiq dorë nga skenarët kundër PD

"Duam shtëpinë tonë"/ Berisha: Do i falim Bashës 20 karrige dhe 20 brava. Edi Rama, hiq dorë nga skenarët kundër PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com