• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi i 1994/ Çfarë bëri Berisha 3 ditë i mbyllur në shtëpi kur humbi?

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia, ish truprojë e presidentit të atëhershëm, Berisha, njëherësh kreut të PD-së, tregon kohën e referendumit për Kushtetutën në vitin 1994 dhe ditët e izolimit të Berishës. Në një intervistë për Dita, ai thotë se “Doktori dhe referendumet nuk kanë marrëdhënie të mira”, “dhe të mendosh se në atë të parin, ishte i plotfuqishëm në vend”.  

-Izet, në referendumin e Kushtetutës këtu e 22 vjet më parë, në 1994-n, ti ke qenë i përfshirë?

Ndiqja Saliun nëpër fushatë. Referendumin për miratimin e kushtetutës do ta quaja “referendumi i euforisë”, që do ta bënte Berishën “sulltanin” e ri të Shqipërisë. Gjithçka filloi vrullshëm. Në funksion të këtij referendumi u vu gjithë makina shtetërore. Zhvilloheshin nga disa mitingje në ditë, jo vetëm në qytete por edhe në fshatra. Televizioni i vetëm në atë kohë RTSH i hapte e mbyllte lajmet me këto vizita e mitingje “madhështore” a thua se ishim kthyer në vizitat e Enverit që bënte dikur rrallë e për mall nëpër Shqipëri. Si duket Berisha edhe këtu u mundua të kopjonte Enverin, paçka se tani na ishte bërë një antikomunist i tërbuar. Kronikanët e këtyre mitingjeve të përzgjedhur nga Aida Shehu kuptohet, pasi dorëzonin kronikat e mitingjeve madhështore tek shefja e tyre, kjo e fundit futej vetë në dhomën e montazhit për të përzgjedhur pjesët e këtyre mitingjeve e mesazhin e tyre me porosi të shefit të madh.

Në atë kohë fushatë u përpoq të krijohej imazhi nga ana e Berishës, sikur kjo kushtetutë që do miratohej ishte në të mirë të gjithë shqiptarëve, do i shërbente pajtimit kombëtar etj, për këtë gjatë vizitave në disa rrethe të caktuara u organizuan takime me njerëz të vjetër, por me bindje të majta e reputacion në ato zona.

-Dhe këta pranuan?

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm. Bile më kujtohet që kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Bashkim Fino i PS, doli edhe në tribunën e mitingut në krah të Berishës, në mbështetje të këtij referendumi.

-Fino, seriozisht?

Po, Fino ishte në tribunë dhe, në mos gaboj, ka folur në përkrahje të referendumit bashkë me kryetarin e rrethit Sokrat Kalivopulli. Dhe Berisha si duket nuk ja harroi këtë nder, duke e zgjedhur atë si figurë të pranueshme për kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar në 1997. Dhe duke hedhur poshtë kandidaturën e Pandeli Majkos të propozuar nga socialistët, me pretekstin se siç e kishte etiketuar Berisha, “është një i sëmurë psiqik”.

-Ke “kujtime” të tjera nga Gjirokastra?

Po sigurisht. Gjithashtu më kujtohet që kur ishim në zonën e Gjirokastrës gjatë fushatës për referendumin, u arrestua Arben Lika, debutet i PD, njëri nga themeluesit e saj dhe student i Dhjetorit me akuzën e kontrabandës nga Kakavija. Edhe këtë student të Dhjetorit që kishte mbetur bashkë me Azemin, Berisha e bëri kurban të propagandës në kuadër të referendumit.

8-Propaganda për çfarë?

Sikur PD dhe ai po luftonin korrupsionin, ndërsa Azemin e bëri disa vite më vonë kurban në funksion të kauzës së tij për ardhjen sa më shpejt në pushtet. Fushata ishte aq intensive, sa nëpër fjalime të ndryshme Berisha filloi të thërriste qytetarët e grumbulluar në miting, me emrin e qytetit ku kishte bërë mitingun paraardhës. Besoj shumë njerëz i mbajnë mend, se janë kthyer në barcaleta. Në Patos për shembull, ju drejtua popullit me fjalën “të dashur roskovecarë”, sepse sapo ishim kthyer nga mitingu në Roskovec. Duke parë këtë atmosferë “madhështore” kuptohet e rreme, Berisha dhe stafi i tij menduan se fitorja do të ishte e sigurtë dhe nuk u futën duart në kutitë e votimeve. Por propaganda e tipit komunist të këtij referendumi, gjithashtu edhe puna nën rrogoz e një pjese të PD që ky referendum të mos kalonte sepse duke ndjerë rrezikun e miratimit të tij që do kthente Berishën në një padishah të kohëve moderne, një pjesë e drejtuesve të PD me Eduard Selamin në krye u treguan pasivë dhe nuk punuan për këtë referendum.

-Nuk ra në sy kjo?

Po ki parasysh që Selami, i cili u quajt fajtori kryesor për humbjen e referendumit, si pasojë e kësaj u përzu nga PD rreth 9 muaj më vonë për të marrë arratinë për në Amerikë. Siç u tha më vonë, këta pra e sabotuan me qëllim mosmiratimin e referendumit.

-Po të tjerë nga PD-ja kush ndenji ftohtë?

Meksi, për shembull, nuk më kujtohet të ketë ardhur fare atë Natën e humbjes.

-Është e vërtetë që Berisha mendoi fillimisht ta kthente rezultatin në pro referendumit, pastaj u frenua?

Humbja e referendumit ishte një goditje traumatike për Berishën, i cili u mbyll në shtëpi për tre ditë e preu komunikimin me të gjithë. Si duket gjatë këtyre tre ditëve Berisha u mendua gjatë. Jo për dorëheqje siç ka thënë ai diku, por për një hakmarrje që do vriste përfundimisht demokracinë në PD dhe do ta kthente atë në një parti militare të drejtuar nga falangat e SHIK-ut të Gazidedes.

-Ç’ndodhi tjetër natën e 6 nëntorit 1994?

Saktësisht është fjala për natën pas referendumit, rezultatet e të cilit i ndiqnim nga presidenca. Aty rreth orës 11 të natës u kuptua se kishte humbur projekti dhe më kujtohet që u hodh një ide e tillë për të ndryshuar rezultatin nga eksponentë të ndryshëm të PD, si Rexhep Uka, Tritan Shehu, Zhulali e disa të tjerë. U thirr edhe i kudogjenduri Gazidede. Unë nuk di bisedat konkrete që janë bërë në zyrën e Berishës e çfarë ka thënë ai për këtë, por kujtoj bisedat me këto personazhe që dilnin pas takimit në zyrën e Berishës dhe më thanë që po mundohemi. Por si duket, nga frika e një diskreditimi ndërkombëtar është bërë tërheqja nga kjo ide e përmbysjes së rezultatit.

-Dmth frikë nga të huajt…

Po patjetër, se të ishte për socialistët, nuk pyeste njeri për ta. Problemi ishte se nuk ka pasur mbështetje sepse edhe Rajersoni (ambsadori amerikan) ose ka qenë larguar, ose ishte marrë vendimi për largimin e tij e nxjerrjen në pension nga administrata e Klintonit. Dua të them që kjo administratë po e vëzhgonte me vëmendje këtë referendum, sepse aty kishte edhe një nen që i hiqte të drejtën që Berisha i kishte dhënë vetë Janullatosit për të drejtuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Edhe në sajë të ndikimit të lobit grek në administratën Klinton me anë të këshilltarit të afërt, grekut Stefanopullos, që në atë kohë kishte ndikim të madh tek Klinton…

-Kjo padyshim ishte goditje e madhe për Berishën. Ti ke qenë “dora e ngrohtë” asokohe, por dhe ne si bashkëkohës nuk mbajmë mend ushtrim dhune, të paktën hapur…

Pikërisht. Shiko, aty Berisha kuptoi se me “demokraci” mund ta humbiste pushtetin sa hap e mbyll sytë. Ai përdori çdo demagogji. Për shembull, në Dukagjin gjatë referendumit Berisha deklaroi se kushtetuta e re do jetë e mbështetur në kanunin e Lekës, a thua se po sanksionim në Kushtetutë gjakmarrjen! I gatshëm për çdo lajthitje, ku nga njëra anë predikonte pajtimin kombëtar e nga ana tjetër thoshte që frymëzohej nga kanuni i Lekës.

Këto nuk pinë ujë, dhe Sala nxorri “mësimet e duhura”. Kështu, nga frika e humbjes së zgjedhjeve të Majit 1996 u bë masakra zgjedhore e 26 Majit, duke vrarë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Kjo, duke na sjellë vitin e zi 1997. Duhet thënë se referendumi i humbur i kushtetutës në 1994 në mënyrë poshtëruese, nxori nga brenda Berishës atë përbindëshin që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira. Jo vetëm kaq, por shënoi fillimin e vrasjeve politike dhe futjen e krimit në politikë, dhe më e keqja vrau shpresën se ne shqiptarët mund të bëjmë shtet demokratik e të së drejtës. Dhe gjendja e sotme e tregon më së miri se çfarë bëri ai përbindësh me emrin Berishë. Që na paska filluar të reflektojë dhe të kërkojë “falje” për ligjin e plehrave, duke thirrur për referendum. Dhe kush? Ky “pastërtor” që e bëri vendin llum.

Bisedoi Alqi Koçiko / Botuar sot në DITA

Next Post
(Video) Rrihet me këpucë myftiu në emision të drejtpërdrejtë

(Video) Rrihet me këpucë myftiu në emision të drejtpërdrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In