Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, deklaroi sot se ka nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka parë rezultatet e anketave në qendrat e votimit, gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan në maj, kur ajo nuk arriti të siguroi shumicën absolute në Parlament.
Në intervistën dhënë radio BBC, kryeministrja britanike tha se ka qenë tejet e dëshpëruar, kur ka parë rezultatet të cilat dëshmuan se ajo ka humbur shumicën në Parlament.
Ajo në zgjedhje kishte synuar që të siguroi një mandat më të fuqishëm të britanikëve për bisedimet për “Brexit” me Bashkimin Evropian.
Mey refuzoi të qartësonte se edhe sa kohë do të qëndrojë në pushtet, pasi që humbi shumicën në Parlament.
a.ç