• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Redi Jupi: Shqiptarët shohin shumë futboll, por luajnë pak

by Java News
28/10/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja Shqiptare ka përfunduar në qendër të kritikave, pasi nën drejtimin e Panuccit është përballur me mungesë rezultatesh, ndërsa jo rrallë edhe loja nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive.

Por përveç kuqezinjve të mëdhenj, edhe skuadrat e moshave nuk kanë shkëlqyer, madje në të shumtën e rasteve kanë dalë shumë shpejt nga pretendimet, në garat respektive.

Së fundi ka qenë Shqipëria U-17, e drejtuar nga shefi I ekipeve të moshave në FSHF, Xhemal Mustedanagiç, që ka regjistruar dy humbje radhazi, 5-0 përballë Çekisë dhe 2-1 përballë Norvegjisë, duke u renditur në vendin e fundit, në grupin e saj eliminator.

Në emisionin “Zona Gol”, në SuperSport 2, ishte zgjedhur pikërisht kjo temë për t’u diskutuar me panelin në studio, ndërsa në lidhje direkte ishte edhe ish futbollisti e ish trajneri i Shpresave, Redi Jupi.

Me cilën skuadër jeni tifoz në kampionatin italian? Si ju duket ardhja e Cristiano Ronaldos në Serinë A?

Unë jam një fans i kampionatit dhe futbollit italian dhe kam ndjekur në vijimësi thuajse të gjitha skuadrat. Jam i mendimit dhe kam bindjen që nga futbolli italian ka shumë për të mësuar, veçanërisht nga ana taktike. Sa i përket Ronaldos, vlerat e tij dihen dhe tashmë i janë shtuar kampionatit italian.

A mendoni se ka talent në kombëtaret e moshave?

Dua ta zgjeroj pak këtë temë, pasi është e rëndësishme dhe shumë komplekse. Ne jemi një komb që shikon shumë futboll, por luan pak, pasi kemi numrin më të ulët të të rinjve që ushtrojnë futboll, krahasuar me rajonin dhe botën.

A ndikon mungesa e terreneve në praktikimin e paktë të këtij sporti?

Natyrisht që edhe kjo ka njëfarë ndikimi, por ajo që është për t’u theksuar, është se edhe ato pak fusha që kemi, i shohim thuajse gjatë gjithë kohës bosh. Po të shohësh në rajon, ka njerëz të grupmoshave të ndryshme, që luajnë në mënyrë të organizuar, gjë që nuk ndodh këtu. Problem tjetër është edhe mungesa e shkollave të futbollit, pasi edhe ato pak ekipe tradite, nxjerrin futbollistë në mënyrë sporadike. Kjo bën që futbollistët shqiptarë të vijnë në futbollin profesionist me stërvitje shumë të keqe dhe me shumë pak minuta në këmbë dhe duhet të mësojnë në ndeshje zyrtare, ato që duhet t’i kishin mësuar gjatë ushtrimit të futbollit në moshë të re.

Si i keni parë humbjet e skuadrave të moshave?

Në fakt edhe mund të humben ndeshjet, por është e sigurt, që kundërshtarët tanë nuk kanë qenë në atë nivel, sa për të na mundur aq lehtë dhe me rezultat të thellë. Ndaj unë mendoj që ka problem që në strategji, organizim, mënyrën e seleksionimit të futbollistëve, etj.

Mos ndoshta trajnerët e moshave e paragjykojnë produktin vendas, por edhe atë të rajonit?

Me Kombëtaren e madhe dhe me atë Shpresa, edhe mund të ndodhë, por me moshat U-19 dhe më poshtë, nuk ekzistojnë aspak këto lloj paragjykimesh dhe nuk shikohet aspak nga vjen lojtari.

Next Post
Busti i Skënderbeut vendoset në Craiova të Rumanisë

Busti i Skënderbeut vendoset në Craiova të Rumanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In