Për 4 persona nevojiten: 4 fileto gjoksi pule ½ kg spinaq i freskët 4 lugë gjelle gjizë 1 domate e grirë në rende 1 spec i gjelbër ½ lugë gjelle kopër e prerë hollë 2 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle salcë me pesto të gatshme pak kripë e piper
Përgatitja: Në një tas të madh përziejmë djathin, specin, domaten, 15 gjethe spinaq, vajin, kripën e piperin. Rrahim pak filetot që të hollohen e të piqen në mënyrë homogjene. I mbushim me masën e përgatitur dhe i palosim me kujdes në formë roleje, duke mbyllur anët me 2-3 kruajtëse dhëmbësh. I vendosim në një tepsi dhe i spërkatim me pak vaj. I pjekim për rreth 1 orë në zjarr mesatar. Pasi të jenë gati, i servirim me salcën me pesto dhe 1-2 lugë oriz ose 1 fetë buke dhe gjethet e mbetura të spinaqit të bëra sallatë.