Të përkryera për mëngjes.
Përbërësit:
– Miell
– 2 të bardhët e vezës
– 100 gr gjalpë
– 1 gotë kos
– 1 pluhur për pjekje
– Djathë Kripë
Përgatitja:
Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.
Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.
Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.
Futen në furrë dhe pipen në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë.