Përberesit:
Për realizimin e kësaj recete na duhen: 500 gr çokollatë të pastër (pa mbushje), 4 të verdha vezësh,100 gr gjalp,1 vanilje,12 të bardha vezësh,150 gr sheqer dhe 1 majë luge kripë.
Përgatitja.
Pasi kemi shkrirë çokollatën e lëmë të ftohet për pak minuta. Më pas i shtojmë asaj gjalpin, vaniljen dhe të verdhat e vezës. Të bardhat e vezës i rrahim në mikser me sheqerin dhe kripën. Pasi të bardhat janë rrahur mirë, i vendosim në çokollatën që kemi përgatitur. E trazojmë përzierjen me kujdes dhe e lëmë në frigorifer, të paktën për 3 orë
Kur ta nxirrni nga frigoriferi do të kuptoni se mushi i çokollatës është gati!