• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta/ Ja si të përgatisni lëng perimesh

by A R
31/03/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk duhet t’ju mungojnë asnjëherë perimet në frigorifer, por çfarë duhet të përdorim? Karrota, kunguj, rrepa, patate, spinaq, domate, selino dhe qepë. Mund t’i përdorni të gjitha, ndoshta dhe më shumë, por mund të bëni një lëng më të thjeshtë me karrota, kunguj dhe rrepa për më të vegjlit ose selino, karrotë dhe qepë, martesa klasike e perimeve dhe aromave.

Si të përgatisni një lëng perimesh të mirë
E rëndësishme është që të vëmë në pah shijen e të gjithë përbërësve që përdorim. Për të përgatitur një lëng të mirë, nevojitet t’i fusim perimet në ujë të ftohtë që t’i lëmë të lëshojnë shijen e tyre deri në momentin që fillon vlimi.
Futja e perimeve në ujë që vlon do të jepte efetin e kundërt, pra do ta mbanin brenda vetes të gjithë shijen.

5 receta të riciklimit
Sigurisht që perimet me të cilat keni përgatitur lëngun e perimeve nuk do të jenë më aq të shijshme, por mund të ripërdoren për të përgatitur pjata të tjera të shijshme. Mos i hidhni, por riciklojini në mënyrë krijuese. Ja ndonjë ide:

Qofte me perime
Një pjatë e dytë që do t’ju pëlqejë shumë fëmijëve dhe është perfekt edhe për të veglit që sapo janë ndarë nga gjiri i nënës. Mjaft t’i prisni trashë perimet dhe përziejini me rikota, kaçkavall ë grirë, bukë të thërrmuar dhe pak kripë. Pasi t’i formoni qoftet, kalojini në bukë të grirë dhe gatuajini në furrë 200° C për 20 minuta. Për ta lidhur mirë masën, mund të shtoni tek përbërësit dhe pak vezë të rrahur. Për t’u dhënë ngjyrë më të shndritshme apo krokante, mund t’i skuqni.

Mbushje me perime
Një ide shumë e mirë për një antipastë vegjetariane. Prijini perimet dhe përziejini me pana, një vezë të rrahur, kaçkavall, kripë dhe piper. Me këtë përbërje mbushini një bazë të pastës brisè, pasi të keni bërë disa vrima me pirun dhe piqeni në furrë në 180° për 35 minuta. Për të përgatitur miniracione, prijeni pastën me grykën e gotave dhe përdorni një tavë kiflesh.

Brusketa
Me perimet e gatuara mund të përgatisni dhe brusketa të shijshme. Prijeni bukën sipas dëshirës dhe formave që ju pëlqejnë. Spërkateni me vaj dhe më pas vendosni perimet, pak vaj ulliri sipër, djathë e ndoshta pak spec.

Toptha perimesh
Kjo recetë të lejon të riciklosh në një trup perimet dhe bukën e ndenjur. Mjaft ta zbusësh bukën në qumësht të vakët apo ujë dhe më pas ta shtypësh mirë deri sa të marrësh një masë të qullët. Më pas mund ta përzieni me perimet, një vezë dhe pak kaçkavall, kripë, piper dhe arrë moskat. Këto toptha gatuhen në lëng ose sapo të kenë zier mund t’i skuqi në tigan me pak gjalpë.

Perime pa formë
Një shoqëruese pjate shumë e shijshme që do t’u pëlqejë dhe fëmijëve. Mjafton ti prisni perimet me thikë dhe t’u shtoni edhe patate të zier për t’u dhënë formë më të plotë. Shtojini kripë, piper, arrë moskat, kaçkavall, vezë të rrahur dhe ndojë kub pancete të tymosur ose proshutë të pjekur. Mbushni një tavë dhe hidhni sipër kaçkavall të grirë dhe piqini në 200° për 25-30 minuta./Shije.al

Next Post

Kreditë e këqija/ BSH rrit afatin për mbajtjen në pronësi të kolateralit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In