• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta gatimi, si të përgatisni qofte të mbushura

by A R
24/11/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Padyshim që receta e sotme përfaqëson një pjatë festash, një darkë mes miqsh ose familjarët tuaj. Do të na falënderoni pasi ta keni shijuar.

Përbërësit për 6 persona:

▪ 1 kg. mish i grirë viçi
▪ 6 vezë
▪ 600 -800 gr. spinaq
▪ 300 gr. proshutë e prerë në feta
▪ 1 tufë mendër
▪ 2 feta tul buke
▪ pak qumësht
▪ pak kripë dhe piper të zi
▪ 3-4 thelpinj hudhra
▪ 1 kg. qepujka
▪ 500 gr. gështenja
▪ disa degë rozmarine
▪ disa gjethe sherbelë
▪ disa gjethe dafine
▪ 1 gotë verë e bardhë
▪ 1 lugë të vogël sodë buke
▪ pak vaj ulliri

Përgatitja:

Gështenjat mundë t’i merrni dhe të ziera nëse përtoni të merreni me to nëse jo bëni një të çarë në mes të lëvozhgës së tyre dhe vendosini të ziejnë për nja 20 minuta, kullojini, lërini të ftohen dhe qërojini nga lëvozhga dhe lëkura e brendshme. Ruajini mënjanë.

Vendosni 4 vezë të ziejnë. Lërini të ftohen, qërojini dhe ruajini mënjanë.

Ndërkohë vendosni dhe bukën të zbutet në pak qumësht kur të jetë gati, shtrydheni dhe ruajeni dhe këtë mënjanë.

Grini imët spinaqin dhe vendosi të kavërdiset me pak vaj ulliri derisa të ulni paksa volumin e tij, përzieni për disa minuta të tjera dhe vendoseni në një kulluese dhe lëreni të kullojë gjithë ujin e tij të vegjetacionit.

Tani formoni brumin e qoftes duke shtuar tulin e bukës, pak kripë dhe piper të zi, sodën, hudhrat e shtypura, mendrën e grirë imët dhe 2 vezë. Përzieni mirë derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri – tjetrin.

Shtroni një letër kuzhine, lyeni komplet sipërfaqen e sajë me pak vaj. Vendosni brumin e qoftes në të dhe shtrojeni mirë me duar derisa të keni një trashësi normale dhe të jeni në gjendje ta mbështillni. Shtoni sipër brumit të qoftes spinaqin dhe në mes vendosni vezët e ziera.

Mbështilleni me kujdes në mënyrë që vezët mos luajnë nga pozicioni i tyre. Ngjisheni fortë me duar dhe jepini një formë si rosto, shkruan addasall. Visheni me proshutë dhe më shumë kujdes vendoseni në një tavë të thellë.

Ngrijeni me gjithë letrën e furrës që shtruat poshtë që mos ju prishet forma e qoftes kur ta transferoni ne tavë.

Shtoni në tavë dhe gështenjat e ziera dhe qepujkat e qëruara, kriposini, aromantizojini me piper të zi dhe aromat, shtoni sipër tyre pak vaj ulli dhe një gotë verë të bardhë. Vendoseni të piqet në furrën e ngrohur në 180° për gati 1 orë./a.m.

Next Post
A po bie BE në dorën e lobistëve? 75 % e legjislacionit vendoset nga korporatat

Masat represive pas grushtit të shtetit, PE bllokon procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In