• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta elektronike në Shëndetësi, procedura sesi do të funksionojë

by A R
24/01/2017 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga data 1 shkurt 2017, nis në Tiranë aplikimi i recetës elektronike duke eliminuar recetat në letër, të përdorura deri tani për barnat e rimbursueshme.

Projekti për recetën elektronike fillimisht u aplikua në projekt pilot gjatë 2015-ës, në 18 qendra shëndetësore dhe 80 farmaci në Durrës, nga ku rezultoi i suksesshëm.

Përmes kësaj recete zëvendësohet përdorimi i recetave letër dhe në këtë mënyrë mjeku ia transmeton recetën farmacistes elektronikisht. Kjo është vetëm për recetat me rimbursim dhe funksionon vetëm për pacientët e pajisur me kartë shëndeti.

Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë, si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën.  Hyrja në sistem do të bëhet nëpërmjet një komunikimi të sigurt dhe mundësohet identifikimi i çdo profesionisti të shëndetit (mjek dhe farmacist). Pas aksesimit shfaqen opsionet e gjenerimit të recetës. Për të gjeneruar një recetë, të dhënat merren fillimisht nëpërmjet kartës së identitetit dhe këto të dhëna identifikohen dhe nga regjistri elektronik i kartës së shëndetit.

Pas identifikimit të pacientit në sistem, do të fillojë plotësimi i recetës elektronike sipas llojit të recetës, kohës së vlefshmërisë (1 apo 2 mujore); zgjidhet diagnoza e cila identifikohet sipas kodifikimit ICD9 dhe plotësohet përshkrimi me barna. Pasi hidhen të dhënat, nuk mund të ketë më ndryshime në recetë. Në këtë moment, pacienti bëhet zotërues i recetës dhe mund të kërkojë ekzekutimin e saj pranë cilësdo farmaci që ka kontratë me FSDKSH.

Farmacia që ka kontratë me FSDKSH hyn në sistem përmes një komunikimi të sigurt. Në mënyrë automatike shfaqet receta e plotësuar nga mjeku dhe farmacistit i jepet mundësia që të ekzekutojë këtë recetë në farmaci, të japë alternativën e listës së barnave të rimbursuara, në bazë të principit aktiv që plotësohet nga vetë mjeku si dhe të plotësojë të dhënat për barin. Pas konfirmimit, nuk do të ketë mundësi të ndryshohet me receta. Pas këtij hapi, kjo është një recetë që njihet nga FSDKSH për rimbursim. Ministria e Shëndetësisë synon që përmes këtij sistemi elektronik të ulë mundësinë e korrupsionit apo abuzimeve të ndryshme./b.d

Next Post
Sot, 195 vjet nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës

Sot, 195 vjet nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In