• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rebelimi i artistëve/ Ndrenika: Aktorëve u kanë vënë litarin e bukës, ministresha s’më dha 5 pare

by Java News
08/02/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri Kombëtar është Jeruzalemi i artit shqiptar. Të tillë e kanë konsideruar artistë të skenës dhe Teatrit Kombëtar të cilët kanë kundërshtuar fort amendimet e bëra në ligjin “Për artin dhe kulturën”.

Të organizuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, në një mbledhje të hapur për mediat, ata diskutuan mbi zhvendosjen sipas tyre tërësisht jotransparente të trupës së

Teatrit Kombëtar tek Teatri “Turbina” dhe njëkohësisht amendimet në ligj që ata mendojnë se “cënojnë rëndë” statusin e artistit.

Robert Ndrenika ka reaguar kundër pr/ligjit të paraqitur nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për disa ndryshime në ligjin aktual për Artin dhe Kulturën.

“Plot shumë vite më parë edhe PPSH thoshte do bëjmë një teatër, por ky teatër nuk u bë. Edhe këto 27 vjet është folur se do të bëhet një teatër,  por nuk ka patur pikë transparencë.

Ajo që di unë është se prona e jonë, Teatri aktual, është një sipërfaqe 6-7 mijë metra katror, i cili është vjedhur dhe po vidhet  sheshit, në mënyrë të hapur.

E kam thënë edhe e them që të gjithë kryeqytetet e Ballkanit kanë Teatro Kombëtare dhe teatri bëhet njëherë në 500 vjet.

Sot mund të ketë nga ata që thonë: e mo, ç’janë këto, këto s’dimë të aktrojnë, por nuk mendohet se Shqipëria do mbetet pa aktorë. 

Këtu po bëhen kisha dhe xhamia dhe nuk bëhet një Teatër.

I thashë dikujt shiko çfarë xhamie është bërë, dhe më tha se atë po e bën Erdogani.

Shumë mirë, sepse teatri duhet ta bëjë shteti shqiptar, sepse teatri është kisha dhe xhamia e shqiptarëve.

Vajtëm dhe pamë atë godinën te turbina.

Ajo godinë është vetëm për fushatë elektorale, por jo për teatër.

Ajo fjala që i kam thënë ministreshës se unë do shtrihem te turbina dhe ajo që e ktheu me ironi po le të vijë të aktrojë në skenë, duket se ka qenë një fjalë me mend.

Ne nuk do të lejojmë që të prishet Teatri, ndërsa  për TOB-in të mos guxohet t’i qaset.

Dhe një gjë, mos kini shumë shpresë te këto analistët e mëdhenj që dalin në televizione, sepse para 20 vitesh ato u bënë me atë ministren e asaj kohe.

Kur i kërkova ministreshës të na jepte ca para për lapidarin e Spahivoglit, nuk më dha as 5 lekë për këtë lapidar.

Kam edhe të tjera për të thënë, por tani nuk më kujtohen, pasi më vijnë kur jam në krevat, në ëndërr.

Edhe një gjë! Kemi aktorë të mrekullueshëm dhe paguhen për një kafshatë bukë. Kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha”, tha Ndrenika.

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Grabitën me armë 4 pika të këmbimit valutor në Fier, pranga njërit nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In