• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

by Os De
20/01/2026 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e një përgjigjeje të qartë se sa do të zgjaste defekti i rëndë në rrjetin elektrik të hënën në mbrëmje, nuk i la zgjidhje tjetër bluzave të bardha, veçse të transportonin të sëmurët që mbaheshin në jetë me aparatura në reanimacionin qendror, në një tjetër njësi të terapisë intensive, atë të kardiologjisë,  20 metra larg. 

“Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër”, tha Krenar Lilaj. 

Krenar Lilaj, Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment së funksionuari as në reanimacionin qendror, pasi ato kanë backup (UPS-bateri) sipas tij që mund të rezistojnë deri në 6 orë pa energji elektrike, kur janë të reja. Por transportimi i të sëmurëve në godinën ngjitur, aty ku energjia elektrike garantohej përmes gjeneratorit, u bë për arsye sigurie rreth 25 minuta pasi dritat ishin ndërprerë. 

“Vendimi që morëm për transferimin e të sëmurëve dhe trajtimi në reanimacionin kardilogjik ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisje gjeq ë do shkaktonte probleme në transferimin e tyre njëkohësisht në reanimacionin tjetër. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi”, vijoi Lilaj. 

Pavarësisht se pajisjet, siç mjeku thotë, punuan normalisht, godina e njësisë së trajtimit ditor në QSUT (Ish-urgjenca), në katin e tretë të së cilës ndodhet edhe reanimacioni qendror, ishte e gjitha në terr për të paktën 30 minuta. Kjo do të thotë se gjeneratori, nuk është ndezur menjëherë dhe diçka nuk ka shkuar, derisa u rivu në punë. 

“Si mund të them është normale të ndërpritet energjia elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Nga pikëpamja profesionale, kjo ndërprerje s’ka cenuar kujdesin e pacientëve. Të sëmurët në reanimacionin kirurgjikal, vazhduan ta marrin trajtimin aty pa vështirësi, dhe gjendja e tyre nuk kemi asnjë komplikacion të situatës së këtyre të sëmurëve sa i përket ndërprerjes së energjisë”, tha Lilaj. 

Në fakt mirëmbajtja e impianteve elektrike për QSUT-në, përfshirë këtu gjeneratorin, nuk është bërë prej shtatorit të vitit të kaluar. Të paktën kështu thonë letrat. Tenderi i fundit për mirëmbajtjen e impianteve elektrike Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është ai i 27 korrikut të vitit 2023, me vlerë 52 milionë lekë të vjetra, dhe që ka përfunduar në shtator të 2025-ës. 

Herët mëngjesin e së martës, rreth orës 04.35 në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT, në godinën ku iku energjia elektrike, ndërroi jetë i dënuari për vrasje në tentativë, Mihal Mërkuri, 47 vjeç. Ai i ishte nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikalë mbrëmjen e 18 janarin, për shkak të hemorragjisë së brendshme. Zyrtarisht u tha se ai ndërroi jetë nga arresti kardiak dhe hemorragjia në kokë, e mjeku mohon që në humbjen e jetës të ketë ndikuar ndërprerja e energjisë 

“Gjendja e tij ishte e rëndë, aty janë të sëmurë që kërcënohen nga vdekja. Jo vetëm mbrëmë, po gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje, ditën që është shtruar”, thekson ai. 

Për më shumë se 90 minuta disa zona në Tiranë mbetën pa energji elektrike për shkak të një defekti në një shtyllë të sistemit të transmetimit të linjës 110 kilovolt  ‘Tirana 1 – Uzina Traktori’. Gjatë kësaj periudhe pa energji elektrike, OST tha se nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”. 

Next Post
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In