• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realizohet për herë të parë protokolli i radioterapisë në trajtimin e tumoreve

by Java News
02/02/2017 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Shërbimin Onkologjik- Njësia e Radioterapisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është realizuar trajtimi i pacientëve të moshës pediatrike sipas standardeve dhe protokolleve bashkëkohore.

Deri vonë në Shqipëri, për shkak të mungesës së teknologjisë së përshtatshme për ndjekjen e protokolleve ndërkombëtare të trajtimit, pacientët pediatrikë janë trajtuar në raste të rralla me Cobalt Therapy 60, kjo për shkak të mbrojtjes së limituar të organeve të shëndosha përreth tumorit dhe kufizimit të dozave të domosdoshme terapeutike.

Pas instalimit të Akseleratorit Linear në prill të vitit 2016 në shërbimin Onkologjik në QSUT, si dhe përdorimit të teknikave bashkëkohore të Radioterapisë është bërë e mundur trajtimi sipas protokolleve i tumoreve pediatrike, nën kujdesin e Prof. Agim Sallaku, Dr. Orges Spahiut si dhe stafit mjekësor të përbërë nga mjekë radioterapeut, fizikantë dhe teknikë laborantë të Radioterapisë, Dr. Orges Spahiu mjek radioterapeut onkolog thotë se “aktualisht janë trajtuar 4 pacientë pediatrike që kanë toleruar mjaft mirë trajtimin dhe kanë pasur rezultatet e para pozitive. Këta pacientë janë në monitorim të vazhdueshëm nga ekipi Onkopediatrik në Spitalit Pediatrik nën drejtimin e Prof. Anila Godo”.

Sipas dr. Spahiut: “Me mbështetjen e strukturave drejtuese të drejtorisë së QSUT është mundësuar krijimi i një stafi multidisiplinar për trajtimin e tumoreve pediadrike të përbërë nga një kirurg pediatër, një mjek onkopediatër, mjek onko-radioterapeut, radiolog, anestezist dhe fizikant mjekësor, të cilët ndjekin ecurinë gjatë dhe pas trajtimit të fëmijëve”.

“Aktualisht jemi në pritje të instalimit të Akseleratorit Linear të dytë, i cili me një performancë shumë më të avancuar përdorimi dhe trajtimi, do të bëjë të mundur nje prognozë më të mirë të pacientëve të vegjël”, shprehet dr. Spahiu. /b.d

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Pranga shefit të Rendit në Vlorë, i përfshirë në kultivimin e kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In