• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realizohen për herë të parë implantet kokleare falas në QSUT

by A R
21/02/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vijon të rrisë gamën e shërbimeve të ofruara për t’ju ardhur në ndihmë pacientëve në nevojë. Kështu raporton Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës për herë të parë, në këtë Qendër Spitalore u bë i mundur realizimi me sukes i ndërhyrjeve të para kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear te fëmijët me probleme të thella dëgjimi.

Implanti koklear, e cila është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rivendosë dëgjimin e dobishëm për personat me humbje të rënda ose të thella të dëgjimit (shurdhim nervor), implantohet në fëmijët që kanë shurdhësi të thellë dhe nuk përfitojnë më nga asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi. Të tre fëmijët ku është realizuar kjo ndërhyrje deri më tani, janë në një gjendje shumë të mirë.

Shef i Shërbimit të ORL-së në QSU “Nënë Tereza”, profesor Besim Boçi, shprehet se për herë të parë në këtë shërbim është kryer me sukses ndërhyrja për vendosjen e implantit koklear në tre fëmijë, teksa shpreh falënderimin për mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë program.

 “Implanti koklear është një ndërhyrje që indikohet në fëmijët me shurdhësi të thellë dhe që nuk përfitojnë me asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi, proteza akustike le të themi. Sigurisht që është një nga operacionet që kërkon infrastrukturën e duhur në sallën e operacionit dhe unë, meqë mu dha rasti, një falënderim të veçantë kam për Ministrin që na mbështeti në këtë iniciativë dhe për drejtoreshën e spitalit e cila na krijoji gjithë infrastrukturën e duhur që këto tre ndërhyrje të realizoheshin me sukses”, theksoi profesor Boçi, teksa shton, “një falënderim të veçantë unë kam për stafin që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale, veçanërisht kompania “Medel” i cili na siguroi gjithë asistencën teknike për kryerjen me sukses të këtyre ndërhyrjeve”. /b.d

Next Post
Vjen foto 100 % nudo e modeles më seksi në planet

Vjen foto 100 % nudo e modeles më seksi në planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In