• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realizohen 5 ndërhyrjet e para në SUT, Beqaj: Proteza falas edhe për pacientët e Neurokirurgjisë

by Java News
14/01/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza tërësisht falas dhe me një standard cilësor, tejet të lartë. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT, u shpreh ndër të tjera Beqaj, duke theksuar se, “bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”.

Ministri Beqaj tha se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre.

“Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrinit shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion, për fat të mirë ne edhe, me sa e konfirmoni ju, dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur është goxha e lartë”, nënvizoi, Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë solli edhe një herë në vëmendje investimet që po bëhen në spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë së këtij spitali, ku të sëmurët do të kenë mundësi të bëjnë më shpejtë edhe fazën e rikuperimit.

“Ne kemi filluar në Shtator me pjesën ortopedike, tani u bëmë rreth 2-3-javë besoj që kemi filluar me ju. Por vetëm në Ortopedi kemi bërë këtë, Traumë dhe Shërbim Universitar, rreth 370 operacione ku protezat kanë qenë të financuara në spital. Dhe besoj se edhe përpjekje të tjera që po bëjmë po në spital, sepse ju e dini po aq mirë sa unë që, mbas kësaj duhet Fizioterapia, edhe aty besoj në pranverë do arrijmë të kemi një kabinet më të plotë ku të sëmurët të mund të bëjnë më shpejtë edhe pjesën e rikuperimit”, deklaroi Ministri Beqaj. Ndërkohë, Dr. Fatos Olldashi, Shef i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, shprehet se protezat që po përdoren, përveçse janë të një cilësie tepër të lartë, ndihmojnë edhe në fazën e rikuperimit të pacientit.

“Kjo ndikon në radhë të parë tek të sëmurët që shërohen shpejtë, hyjnë në aktivitet normal shumë shpejtë. Në qoftë se më parë, për një të sëmurë me dëmtime të shtyllës kurrizore, do të duhej që të mbahej në spital në regjim shtrati 6 deri në 8 javë, domethënë 2 muaj të qëndronte në kushtet e spitalit, sot ky i sëmurë mbahet vetëm një javë, deri në momentin që shërohet plaga dhe hiqen suturat dhe pastaj kthehet në shtëpi”, shprehet Dr. Olldashi.

Fjala e plotë i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ne, besoj se me çfarë po bëjmë tek Neurokirurgjia, jemi 300 milionë (lekë) në vit; 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë tek shërbimi Universitar i Ortopedisë; domethënë 1.2 miliardë, vetëm në këtë spital që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin sepse, nuk e di ndoshta ju, jo Neurokirurgjia por Ortopedia, mund të keni marrë informacion kanë filluara rastet e para në Vlorë, në Shkodër, Elbasan. Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrini t’iu shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion. Për fat të mirë ne, – dhe me sa më konfirmoni ju, – dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur (këto lloj ndërhyrjesh), është goxha e lartë. Dhe besoj se shtrirja në disa spitale të tjera të vendit, do ta lehtësojë pak fluksin këtu, dhe gjithashtu ju heq juve, besoj unë, gjithë atë barrën negative të padrejtë që merrni kur thoni që s’kemi dhe njerëzit detyrohen të shkojnë ti marrin, edhe kjo për njerëzit është, jo vetëm lehtësi financiare, por edhe marrëdhëniet me ju janë shumë më normale, shumë më transparente. Ne kemi filluar në Shtator me pjesën ortopedike, tani u bëmë rreth 2-3-javë besoj që kemi filluar me ju. Por vetëm në Ortopedi kemi bërë këtë, Traumë dhe Shërbim Universitar rreth 370 operacione ku protezat kanë qenë të financuara në spital. Dhe besoj se edhe përpjekje të tjera që po bëjmë po në spital, sepse ju e dini po aq mirë sa unë që, mbas kësaj duhet Fizioterapia, edhe aty besoj në pranverë do arrijmë të kemi një kabinet më të plotë ku të sëmurët të mund të bëjnë më shpejtë edhe pjesën e rikuperimit. Në fakt, edhe pse situata e motit në vend është kritike, ne kemi vazhduar edhe punën normale. Sigurisht, që duhet të kemi më shumë vëmendje tek situata kritike prej motit, por ndërkohë, sëmundjet vazhdojnë, njerëzit edhe në jetën e tyre normale kanë nevoja për ne, dhe ky është një moment edhe për të falënderuar sidomos juve që punoni këtu. Sigurisht, ju keni ngarkesë gjithë vitin, traumat vazhdojnë të jenë në nivele relativisht të larta, por edhe në këtë periudhë shumë të ngarkuar, i keni shërbyer situatës kritike pa lënë mënjanë edhe atë punë që është normale për ju, por është goxha e madhe! Faleminderit! Intervista me Dr. Fatos Olldashi, Shef i Departamentit të Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës: Për herë të parë në Shqipëri, arrihet që shteti të blejë materialet e fiksimit të shtyllës kurrizore, që kryesisht përdoren në të sëmurët që pësojnë aksidente, trauma. Këto janë materiale: vida, shufra Titaniumi, pllaka, materiale sintetike që zëvendësojnë kockat apo disqet, përdoren në të sëmurët që pësojnë aksidente, përdorën në të sëmurët me sëmundje degjerenative, por edhe me të sëmurët me tumore. Kryesisht, në spitalin tonë përdoren tek të sëmurët me trauma. Janë rreth 150-200 raste në vit që ne operojmë. Deri tani, të sëmurët i kanë blerë vetë këto materiale dhe janë të kushtueshme. Janë të kushtueshme, sepse janë teknologji e re, janë dhe materiale me përbërje Titaniumi, dhe po me të njëjtën cilësi, shteti arriti që ti blejë këto materiale dhe këto njerëz, tani nuk paguajnë asnjë gjë. Kjo ndikon, në radhë të parë, tek të sëmurët që shërohen shpejtë, hyjnë në aktivitet normal shumë shpejtë. Në qoftë se më parë, për një të sëmurë me dëmtime të shtyllës kurrizore do të duhej që të mbahej në spital në regjim shtrati 6 deri në 8 javë, domethënë 2 muaj të qëndronte në kushtet e spitalit, sot ky i sëmurë mbahet vetëm një javë, deri në momentin që shërohet plaga dhe hiqen suturat, dhe pastaj kthehet në shtëpi. Por, jo vetëm kaq! Po i sëmuri, që ditën e dytë pas operacionit, aktivizohet edhe, natyrisht, duke u aktivizuar shmang edhe komplikacione të tjera që rrjedhin nga qëndrimi në krevat, si tromboembolitë apo sëmundjet pulmonare, dhe kështu me radhë. Ka rreth 2 javë që kemi filluar punën me këto materiale. Deri tani janë realizuar 5 operacione, fatmirësisht që të 5-ta janë të suksesshme. Projekti është prej 2 vjet, kështu që brenda kësaj periudhe do të arrihet që të mbulohen nga shteti të gjitha shpenzimet e të sëmurëve me dëmtime të shtyllës kurrizore.

ma.me

DSC_9184DSC_9297DSC_9349

Next Post
VIDEO/ Makthi i karburanteve, grabitësi serial që shfaqet përherë me të njëjtat rroba…

Borxhi/ Si i zunë pritë dhe e bënë për spital: "Herës tjetër do e shkrepim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika të Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika të Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In