Real Madridi do të luajë pa Alvaro Moratas në derbin e Madridit me Atletico Madridin këtë fundjavë.
Sulmuesi pësoi lëndim në barazimin 2 me 2 me Anglinë të martën dhe rrezikon edhe përballjen me Barcelonën në El Clasico më 3 dhjetor.
“Pas testimeve të bëra, lojtari jonë Alvaro Morata para ushtrimeve të mbajtura sot, është diagnostikuar me lëndim të muskujve”, thuhet në njoftimin e klubit.
Reali pret që në ekip t’i kthehen Sergio Ramos e Luka Modriç për këtë ndeshje, përgatiti Koha. (b.an)