Real Madridi i ka dhënë fund interesimit për transferimin e Robert Lewandowski-t nga Bayern Munichu.
Sky Sports raporton se “Mbretërit” kanë biseduar me përfaqësuesit e sulmuesit polak, por kanë vendosur të tërhiqen nga gara për të.
Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për Lewan, por Bayerni ka përsëritur qëndrimin se top-golashënuesi nuk do të largohet nga klubi.
Shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge më parë kishte thënë se Reali “nuk ka asnjë shanse” për transferimin e polakut, përgatiti Koha. (b.an)











