Real Madridi po kërkon me ngulm ta transferojnë sulmuesin anglez, Harry Kane, në afatin kalimtar veror dhe për ta arritur këtë është i gatshëm t’ia ofrojë dy lojtarë Tottenhamit, sipas Don Balon.
Gjiganti spanjoll e di se skuadra e Mauricio Pochettinos do të kërkojë rreth 200 milionë euro para se të pajtohet ta shesë anglezin, prandaj shpresoj se oferta për ofrimin e dy lojtarëve do të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes, transmeton Express.
Karim Benzema thuhet të jetë lojtari i parë që do të ofrohet në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për Kane. Mateo Kovacic shihet si lojtari tjetër që do të mundë të përfshihej në marrëveshje, përgatiti “Express”. (b.an)