Kampionët e Evropës këmbëngulin për ta blerë yllin belg. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Real Madridi ka pasur një sezon me luhatje. Një zëvendësues i denjë për portugezin, shihet futbollisti i Chelseat, belgu Eden Hazard.
Ekipi që drejtohet nga Santiago Solari është vënë në ndjekje prej kohësh dhe vetë lojtari i Bluve ka shprehur interesimin për një transferim në Bernabeu.
Madrilenët janë të gatshëm që të ofrojë shërbimet e Iscos dhe Mateo Kovaçiq, që aktualisht është në huazim te Chelsea, për të transferuar belgun, përgatiti Koha. (b.an)










