Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka shfaqur interes për sulmuesin e talentuar të Milanit, Patrick Cutrone.
Lopetegui ka qenë një admirues i sulmuesit italian që nga koha kur ishte trajneri i Portos dhe ka tentuar që ta transferonte lojtarin në atë kohë, mirëpo refuzoi largimin nga Milani.
Cutrone në sezonin e kaluar ka arritur të shënojë 18 gola në të gjitha garat, kështu duke fituar besimin e drejtuesve të klubit italian dhe duke fituar vëmendje nga klubet e mëdha evropiane.
Ai ishte vendimtar në ndeshjen e kaluar të Milanit kundër Romës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1 falë golit të Cutrones në momentet e fundit të lojës, duke ia siguruar Gattusos fitoren e parë të stinorit në Serie A./a.m.