Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla ka folur në lidhje me çështjen e shumpërfolur ditët e fundit që ka shkaktuar furtunë në radhët e politikës. Rama thekson se përgjigjen e vetme e kanë institucionet unë rri larg vorbullës së kazanit. Vajza është mbajt peng për llogari të tregut mediatik dhe ai politik, është mbajtur peng nga portalet. Ajo meriton drejtësi dhe atë mund tja japin vetëm institucionet e drejtësisë, dhe unë ja kam lënë në dorë atyre.
Ndërkohë në lidhje me akuzat e djalit të deputetit Rama ka theksuar se ai ndodhet pas hekurave dhe kjo është një tregues se drejtësia po e bën siç duhet puna. Me përmendjen e këtij fakti Rama ka theksuar se kjo i kujton Byronë e dikurshme që ju mbajt Ahmet Shehut.
“Impresioni është se duke më kërkuar mua llogari për djalin e deputetit, anëtarët e byrosë që vinin nga karrocat e lopërve, ku Ahmet Shehu mbajti për të birin. Po ju kujtoj se djali i deputetit është në burg, info tuaja janë tuajat, unë di se e kam marr kropnologjinë, dhe ajo thotë se më 21 korrik vajza shkon në komisariat për të dëshmuar në komisariat, nga një polic i cili therret dhe te akuzuarin dhe të nesërrmen shkarkohet policia bën komunikaten dhe cdo gje i referohet prokurorise. Që nga ky moment nuk ka më lidhje policia e shtetit.”
Pjesë nga intervista:
Alfred Lela: Është dy muaj me vonesë kur përmend pengmarrjen, sepse këtë e ka kryer djali i deputetit tuaj. të flasim për përgjegjësitë e maxhorancës…
Edi Rama: Më kujtohet një fjalim që një anëtar i byrosë ia mbajti Mehmet Sheut për të birin… Ju kujtoj se djali i deputetit është në burg.
Lela: Ka dy momente, policia o e ka bërë punën mirë o keq
Rama: Thërrisni drejtorin e policisë për këtë. Nuk ka asnjë provë të asnjë interference politike, unë jam për të folur për anën pulitke.
Lela: Ju e arrestuat për të shfryrë për një situatë që po ju dilte nga duart
Rama: Kjo nuk është etike, e para po flas dhe e dyta unë skam ardhur për të debatuar me ju. Unë nuk arrestoj njerëz, i arreston policia me vendim të prokurorisë. Ju mendoni si të doni, por prokuroria nuk varet nga unë. Djali i deputetit, e paimagjinueshme kur të tjetër kishin pushtetin, sot ai është në burg, deputeti është pranë gruas së tij që po lufton me një kancer terminal, dhe nëse ka provën më të vogël se deputeti është i përfshirë në çdo influencë, ai do mbajë përgjegjësi. Nuk është e vërtetë që u arrestua se ngjarja u fry, detyra e policisë është bërë në mënyrë korrekte
Lela: Ku i keni gjetur këta deputetë, Frroku, Prenga
Rama: Stop sepse është shpifje, Frroku s’ka qenë i partisë socialistë
Lela: Ndoka, Prenga…
Rama: Këta kanë qenë, ta them unë ku i gjeta
Lela: Apo këto zona këta burra duan se me këta merren vesh, se kështu keni thënë?
Rama: Unë mund të bëj gabime por kurrë me qëllim… nëse nuk më lini të flas unë hesht. Unë them është shpifje, se Frroku ska qenë i PS, Ndoka ka qenë i PS, e kam vënë unë, por e kam vënë sepse… pse nuk më lini të flas? Vjen takon një gazetarë dhe bëni sikur jeni në Gjykatë… unë i dal për zot të gjithë atyre që kam bërë, po të kthehesha pas do i bëja prapë, por s’kam pasur kurrë në plan të fusja persona me probleme të tilla. Kur i kam futur dëshmia e penalitetit ka dalë e pastër.
Rama: Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton.
Debati me gazetaret
Ndërsa biseda ishte përqendruar tek çështja e nxehtë e këtyre ditëve, për Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rraham Rraja, Rama është përballur me disa pyetja nga paneli.
Por teksa niste të fliste e ndërprisnin me pyetje apo komente, e në këto momente Rama ka reaguar, duke thënë se nëse nuk vendosin rregull dhe nuk e lënë të përgjigjet, ai nuk do të flasë më gjatë gjithë emisionit.
“Ju keni shkatërruar komplet raportin e të intervistuarit me publikun, nëse nuk vini rregull unë nuk flas më fare. Unë filloj të flas, ju më ndërprisni që në fjalinë e parë. Ore nuk do flas më nëse nuk vini rregull, do hyj në histori, nuk do flas më po më ndërpretë”, tha Rama.
“Mos mu drejto mua se mua nuk më është dhënë fjala akoma”, tha Rama me ironi kur sapo Arjan Vasjari filloi të fliste.










