• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Story/ Ministrja e PS: Rekomandimi i Venecias, vendimtar për presidentin

by Java News
30/09/2019 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar nga studio e Real Story të Sokol Ballës në News24 se mazhoranca është e vendosur të ndjekë deri në fund procesin për shkarkimin e Presidentit Meta dhe që do dëgjojë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

“A do ta dëgjojmë Komisionin e Venecias? Ne prandaj e pyetëm atë që ta dëgjojmë rekomandimin e tij. Komisioni, në asnjë germë nuk thotë që Presidenti nuk duhet shkarkuar”, deklaroi Spiropali. Sipas  saj, Presidenti i Republikës e ka shkelur Kushtetutën, por kjo nuk do të thotë se Komisioni i Venecias do të jepte një verdikt në kontekstin politik. “Presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Këtë e di dhe ai. Shkelja siç thuhet edhe Komisionin e Venecias është bërë për arsye politike. Ishte për të ndihmuar PD dhe LSI për të shkatërruar rendin ligjor. Meta mori kompetenca që as që i kishte.

Është shumë e rëndë. Që nga janari i këtij viti, PD dhe LSI kanë qenë në sulm frontal për të prishur sistemin, kanë dalë nga parlamenti, kanë bojkotuar zgjedhjet, në një përpjeke të dëshpëruar për të hedhur në erë sistemin. Presidenti i Republikës i hodhi benzinë zjarrit, duke anuluar zgjedhjet. Presidenti i Republikës e bëri këtë sigurisht me qëllim. Në këtë kontekst ne mund ta gjykojmë. Venecia nuk mund të bëjë një vendosje në kontekstin politik të vendit. Atë e bën Kuvendi, ashtu siç thuhet në rekomandimin e Komisionit.

Ne nuk jemi për të shkarkuar Presidentin, por jemi provokuar rëndë prej tij dhe ai ka humbur besueshmërinë. Është e vështirë të përmbahesh sepse vazhdimisht provokohemi, jo vetëm deklaratat e zëdhënësit, por edhe nga vetë presidenti, sulmohet jo vetëm qeveria, por edhe ministra”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë në Real Story.

Duke folur për veprimet e Metës, Spiropali deklaroi se sipas leximit të raportit të Komisionit të Venecias, aty deklarohet se jo vetëm që Presidenti ka tejkaluar kompetencat, por ka marrë përsipër edhe kompetenca që nuk i takojnë.  “Ai nuk e ka bërë për arsye të lehta, e ka bërë në një moment që Shqipëria ishte në disfavor me ndërkombëtarët. Ne do vazhdojmë me procesin ligjor, duke peshuar të gjithë paragrafët e rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe do ta çojme këtë proces deri në fund.

Next Post
E rrallë/Donte t’i vidhte 1000 dollarë, mashtruesi e pëson nga studenti

E rrallë/Donte t’i vidhte 1000 dollarë, mashtruesi e pëson nga studenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In