• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Real Story/ MInistri Sandër Lleshaj mesazh të fortëve: Ja si do luftohet KÇK!

by Java News
25/11/2019 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla ka folur për paktën “Anti-KÇK”, e cila u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai shpjegoi se kjo paketë është një nismë, e cila synon të nxjerrë nga komoditeti personat, të cilët kanë kryer një vepër penale apo dyshohen se janë të të përfshirë në veprimtari kriminale. Por si do të luftohet ky target grup që përbëhet nga persona të rrezikshëm, Lleshaj dha detaje konkrete për masat dhe synimin që ka kjo paketë.

Ministri Sandër Lleshaj theksoi se kjo paketë synon të izolojë rrezen e veprimit të këtyre personave. Ai dha garancinë e fortë se kjo masë nuk bie ndesh me parashikimet kushtetuese , duke iu përgjigjur qartë edhe zërave kritikë që thonë se kjo paketë bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

Klodiana Lala: Si do ta luftosh KÇK?

Sandër Lleshaj: Ne kemi një situatë të tillë që duhet të merremi me intensitet me krimin për një mijë e një arsye. Qytetarët meritojnë më shumë siguri.  Do ta luftojmë krimin.  Ne e kemi objektiv këtë dhe kjo është nevojë madhore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Policia e Shtetit ka depozituar mbi 200 raste në prokurori, të cilat nuk janë prekur me dorë. Kemi edhe raste të tjera, që të lirohen nga salla e gjyqit , persona të akuzuar  persona për vrasje. Kemi raste të pafundme që na tregojnë se kemi një situatë jo të zakontë në sistem. Hapi i parë, do të ketë reduktime komoditeti ndaj personave që kanë barrë kriminale. Kemi disa persona, të cilat janë dënuar për krim, për drogë, etj. Të gjithë subjektet që janë dënuar për vepra dhe që janë në hetim, do të quhen subjekte të këtij ligji. Këtyre u vihet një pikëpyetje e madhe.  Do t’i fusim në një situatë jo komode. Do të lëvizësh brenda qarkut që ke. Do të lëvizësh brenda Shqipërisë. Kjo është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, e cila ka një hapësirë  të qartë për subjektet. Ka një afat gjatë të cilët do të funksionojë kjo masë, e cila pushon kur të funksionojë gjykata, SPAK dhe BKH.  Do të fuqizojmë  organet ligjzbatuese, siç është Policia e Shtetit. Unë ju them se asnjë parim kushtetues nuk cenohet. Ky ligj ka karakter administrativ dhe civil. Ky  fokusohet në këtë segment të së drejtës.

Next Post
Mini-Shengen/Shkupi dhe Beogradi nuk humbin kohë, fillojnë zbatimin

Mini-Shengen/Shkupi dhe Beogradi nuk humbin kohë, fillojnë zbatimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In