Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidenti Meta po dekreton zonjën Xhaferllari, që të mbrojë veten.
Zaloshnja u shpreh se nëse Meta do të kishte shumicën e anëtarëve të GJK kundër, do të shkarkohej. Për Zaloshnjën, Meta po mbron veten.
“Ilir Meta nuk do që të ketë Vorpsin, sepse e di se nëse shkon Vorpsi, presidenti thotë se do të më shkarkojë. Ndërsa, nëse ka anëtare Xhaferllarin, do të mbrojë veten. Meta po mbron veten”, tha Zaloshnja.