Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Realit prej 4:1 ndaj Sevillas. Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”, pikë këto që i afrojnë edhe më shumë te titulli i kampionit të Spanjës, shkruan Gazeta Express.
Golat për Real Madridin i shënuan Nacho (10’), Cristiano Ronaldo (23’ e 78’) si dhe Toni Kroos (84’), derisa për Sevillan shënoi Stevan Jovetic (49’).
Për shkak të dy golave, Ronaldo është vlerësuar si më i miri i ndeshjes, përcjell Gazeta Express. (b.an)











