Manchester United e ka mposhtur 2:1 Real Madridin pas ekzekutimit të penalltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1.
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos e ka mposhtur Real Madridin e Zinedine Zidanes në International Champions Cup, shkruan Gazeta Express.
Koha e rregullt përfudnoi 1:1 me golat e Lingard për “Djajt e Kuq” dhe Casemiros për “Los Blancos”.
Fituesi i kësaj sfide u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive ku nga nëntë prova nga dy skuadrat, më efikasë u treguan djemt e Jose Mourinhos që dërguan dy herë topin në rrjet, për të fituar në fund me 2:1. (b.an)