• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Madridi për herë të parë indiferent për Ronaldon

by Java News
08/06/2018 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi ka shprehur dëshirën e tij për të gjetur forma të reja te një marrëveshje, kurse Madridi ende shpreson që ai të qëndrojë. Gatishmëria dhe citati sensacional i Cristiano Ronaldos se është gati për t’u larguar nga Real Madridi, nuk i kanë bërë përshtypje klubit, pasi që Los Blancos ende nuk kanë hequr dorë nga ylli i tyre. E përditshmja portugeze Record ka shkruar të enjten që Ronaldo ka bërë një vendim “të pakthyeshëm” që të largohet nga Bernabeu, një tregim që Goal e ka konfirmuar edhe përmes burimeve të saj brenda klubit madrilen.

Raporti thekson se sulmuesi portugez është prishur me Perezin në vitin 2017 pasi që ky i fundit nuk kishte pranuar për t’ia rritur pagën atij.Ronaldo, kontrata e të cilit është deri më 2021, thuhet se ka një pagë të lartë, me të lartën në botën e futbollit, por Lionel Messi dhe Neymar fitojnë shumë më shumë se ai me kontratat e tyre të reja që i kanë nënshkruar para 12 muajve.

Manchester United, Paris Saint-Germain, Juventus, Inter dhe Roma janë disa nga skuadrat që po presin të përfitojnë nga kjo situatë dhe të marrin për vete Ronaldon pas nëntë viteve qëndrimi në Spanjë.Madje, edhe pse ai ka fituar tri Liga të Kampionëve për tri vite, e fundit me Liverpool në maj, ylli menjëherë pas finales ka folur për të ardhmen e tij.

“Tani ta shijojmë këtë moment”, tha Ronaldo për BeIN Sports pas ndeshjes. “Brenda pak ditëve do t’i jepi një përgjigje tifozëve që kanë qenë në anën time. Ishte mirë që të jem në Real Madrid, në ditët në vazhdim do të tregojë më shumë për të ardhmen time”.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi nuk është fare në panik për largimin e Ronaldos i cili do të udhëtojë me Portugalinë në Botëror dhe se ende nuk ka vendosur  për të ardhmen e tij.

Reagimet e tij në Record kanë qenë shumë më të vogla sesa ato më 2017 kur Ronaldo foli për largim, e që shkaktoi panik tek Merenguezët.

Sipas burimeve të Goal, ky nuk është fundi i kapitullit të një sage që duket se do të sillet gjatë gjithë verës, derisa ende ka shpresë që sulmuesi të rri apo së paku të jetë në Real Madrid edhe për një sezon.

Ronaldo edhe sivjet pati një sezon të mrekullueshëm sidomos në Ligën e Kampionëve ku shënoi 15 gola në 13 ndeshje, për ta fituar këtë garë për tri vite rresht. Ai ka shënuar po ashtu edhe 26 gola në La Liga që është një statistikë shumë më e vogël sesa vitin e kaluar në La Liga, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
Kalonin në kolaudim mjete problematike, katër në pranga

Kalonin në kolaudim mjete problematike, katër në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In